VIDEO: U përfshi në aksident dhe më pas goditi me grusht punonjësin e policisë, arrestohet i riu në Tiranë

9 Dhjetor 2024, 10:26Kronika TEMA
VIDEO: U përfshi në aksident dhe më pas goditi me grusht

Një person është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi më datë 05.12.2024, në rrugën "Myslym Keta", është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtuese personin me inicialet R. M., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, personi me inicialet F. Gj, më pas është rikthyer në vendngjarje dhe ka nisur debat me drejtuesen e mjetit me të cilën u përfshi në aksident.

Shërbimet e policisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, por personi me inicialet F. Gj, ka filluar të ofendojë punonjësit e policisë, dhe gjatë përpjekjes për ta neutralizuar, ai nuk i është bindur urdhrave dhe ka goditur me grushte një punonjës Policie.

"Më pas drejtuesi i mjetit, shtetasi F. Gj., është shoqëruar në komisariat ku i është bërë testi i alkoolit i cili ka rezultuar:
• Testi i parë: 0.82 mg/l
• Testi i dytë: 0.66 mg/l
• Testi i tretë: 0.71 mg/l.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës"', thuhet në njoftimin e policisë. 

Lini një Përgjigje