U plagos me thikë në sherrin ku vdiq shoku i tij Martin Cani, 14-vjeçari niset për kurim në Bari të Italisë

9 Dhjetor 2024, 09:03Kronika TEMA
U plagos me thikë në sherrin ku vdiq shoku i tij Martin Cani,

I riu Luis Meçja që ngeli i plagosur gjatë sherrit, ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani, është nisur sot në orën 6:00 për kurim në Bari të Italisë. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se, ai është nisur sot në orën 6:00 drejt Italisë për të marr një kurim më të specializuar, pasi u godit 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.

14-vjeçari i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, më 28 nëntor kërkoi ndihmë financiare për shpenzimet.

Përmes një Gofoundme që u hap në emër të tij, në mesazhin e shpërndarë thuhej se prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar, spitalin, psikologen apo fizioterapisten.

Ngajrja e rëndë ndodhi më 18 nëntor, ku 14-vjeçari ku gjatë një sherri me thika mes adolëshentëve, humbi jetën 14 vjeçari, Martin Cani. Ndërsa u plagos shoku i tij Luisi. Gjykata e Tiranës më 22 Nëntor, caktoi arrest me burg për autorin dhe më 26 Nëntor i dyshuari u transferua për në Burgun e të Miturve në Kavajë.

Lini një Përgjigje