Tritoli lokalit në Vlorë, ja pistat e hetimit të policisë

8 Dhjetor 2024, 13:42Kronika TEMA
Tritoli lokalit në Vlorë, ja pistat e hetimit të policisë

Një shpërthim tritoli i vendosur në verandën e një lokali në zonën e Ujit të Ftohtë pranë Lungomares në Vlore, ka rikthyer hijet e hakmarrjes së ngjarjeve të ndodhura vite me parë.

Lënda shpërthyese ishte vendosur rreth orës 6:00 të mëngjesit të kësaj të diele në lokalin, që është në pronësi te familjes Birçaj.

Në maj të vitit 2021 në një atentat u ekzekutua ish-pronari i Bledar Birçaj, dhe lokali tashmë është në emër të nënës së tij.

Pikërisht e kaluara e të ndjerit Bledar Birçaj, janë dyshimet kryesore të policisë së Vlorës për vendosjen e sasie tritoli që fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur verifikimin e kamerave të sigurisë për identifikimin e autorit të vendosjes së lëndës plasëse si dhe ka nisur marrjen në pyetje të anëtarëve të familjes që kanë në pronësi lokalin në fjalë.

10 Komente

  1. D
    Dielli

    Me tritol e me drogë nuk shkohet në Evropë!

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1

      Hajde nene hajde.Djali ne dhe kjo mban lokalin.E keqja te ne eshte futur thelle dhe do e vuajne breza te tere deri sa te shuhemi si komb

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ron

        Shqiperia qe duam…. e sigurte….

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drini

          Vlonjatet e edukuar, kan emigruar me kohe. Vlora per fat te keq eshte mbushur me malok te kurveleshit, llakatundit, velçes qe nuk njohin gje tjeter perveç dhunes. Plus qe jane tmerresisht vulgar ne te folur, shkurt specie e rralle qe turizmi per fat te keq do vije duke vdekur se nuk zhvillohen fshataret e vlores.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sheshi

            Vlonjatet jane ne vlore po keta te mis vrisnin

            Përgjigjjuni
          2. R
            RAIFI

            Me tritol e me drogë nuk futet dot Shqipëria në Evropë,mot e rreni popullin.A po mban kush evidencë se se sa vrasje me porosi po kryhen në vitë dhe që nuk u gjenden kurr dotasit.

            Përgjigjjuni
            1. t
              tan ZAG

              kollaj fare ky rast. Kush eshte pas konfliktit? Hidhni syte nga Policia dhe do ta gjeni

              Përgjigjjuni
              1. T
                Trapajani

                Jo nga tet moter ti hedhim syte,,,

                Përgjigjjuni
              2. v
                vlonjati

                Une jam vlonjat vlora eshte mbushur me fshatare eshte e drejte ,u morren me drogen dhe hapen restorante dhe rezorte ,Gjithe zonen nga Uji i ftohte deri ne orikum e ke me tiranas ,Keshtu ndodhhi pas 1991 ,por shiko tiranen qe eshte mbushur me qindra mijra maloke qe kane marr pronat e tiranesve denbabaden dhe cfare nuk kane ndertuar.Vetem malokja nga vicidolli ka 14 shtepi ,apo sjamarberi nga vera e semes nuk dihet sa ka

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sheqere Blushi

                  Bashar iku kjo shume rendering per Vloren me lungumare dhe kacake.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje