Një sasi tritoli ka shpërthyer në një lokal në Lungomare në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Lënda shpërthyese është vendosur në pjesën e jashtme të lokalit. Nga të dhënat paraprake mësohet se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Lokali në pronësi të Resmie Birçajt, nënës së Bledar Birçajt i cili u vra në 10 Maj 2021 në Vlorë.
Më parë lokali ka qenë në pronësi të Bledar Birçaj dhe pas vdekjes së tij kaloi në pronësi të familjarëve dhe konkretisht në emrin e nënës së tij. “The Boss” ishte i mbyllur prej disa kohësh dhe sapo është rihapur. Pritet që kamerat e sigurisë të hedhin dritë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
"Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", njoftoi policia.
Diten e Enjte, date 12/12/2024, un, Sahale Ramut Brrisha, me fuqin qy m jep malokria do propozoj n parlament qy zotni ALFRED NOBELIT ne zotni Trapit ti nrihen permenore florini n Shyfni. Zotit NOBEL ti nrihet permenorja n qender t malokrise qy un e menoj se o n Kallmet t Lezhs kurse zotni Trapit ti nrihet permenorja n Viçidol. Noblit n shej mirnohje se u ka dhen malokve ni arme qy shkatarrojn kunershtart n mshefsi t plot, ashu siç e ka zakon maloku, baj damin ene mos t dal nami, kurse Trapit, n shej mirnjohhe qy do m hjeki mue njolln e non gratjes.
Ik dhe meso te shkruash !
"Ok"! Un si kom shkrimin kom ne punen po tina sun je tuj kuptue. Un shkruj gjuhen e lasht t malokrijes qy o djepja e shyftaris, masanaj ransi ka qy un t heq kryt pa m ba syni teeeerrrrr. Jom Sali Brrisha un or budall. Thellohu or taj, thellohu. "Ok"?