Aksident në Patos/ Makina përplaset me kamioçinën, dy persona të plagosur

7 Dhjetor 2024, 15:21Kronika TEMA
Aksident në Patos/ Makina përplaset me kamioçinën, dy

Një aksident është shënuar sot në fshatin Ruzhdie në Patos, ku një makinë është përplasur me një kamioçinë.

Si pasojë e përplsjes drejtuesi i makinës tip ‘Benz’, Agim Kamberi së bashku me pasagjerin Bashkim Danaj kanë mbetur të plagosur.

Burimet informojnë se të dy janë transportuar në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

 

Lini një Përgjigje