Aleksandër Sadikaj, i riu që u vra me shpërthim të telekomanduar dy vite më parë në afërsi të TEG në Tiranë, rezulton se është porositës i atentatit që ka ndodhur më 26 shkurt 2021 në “Stacionin e Larisës” në Athinë, ndaj Ari Papës.
Bisedat e dala nga zbërthimi i aplikacionit "SKY ECC" që tashmë po i heton dhe drejtësia greke, kanë zbuluar konfliktin në Greqi mes Aleksandër Sadikaj dhe Ari Papës, ky i fundit nga nga fshati Dhivër i Sarandës.
Shkak për konfliktin Sadikaj-Papa ishte bërë ngjarja e 14 dhjetorit 2020, ku mbeti i plagosur kushëriri i Sadikaj, 16 vjeçari Rubin Kalemi, i cili u qëllua me armë zjarri teksa udhëtonte në makinë me shtetasin Viljan Boraj.
Atentati ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Nikopoleos” dhe “Korthiou” në zonën e Kato Patisias në Athinë. Policia u njoftua nga banorë për të shtëna me armë zjarri dhe sapo ka shkuar në vendngjarje, ka gjetur automjetin tip “Smart” me targa greke IYP 2521.
Brenda tij ndodheshin dy meshkuj shqiptarë dhe një femër gjeorgjiane. Një nga meshkujt ishte i plagosur me armë zjarri në shpinë dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit “Gennimatas”. Ai rezultoi se ishte 16 vjeçari Rubin Kalemi.
Top Channel thotë se pas kësaj ngjarje, Aleksandër Sadikaj organizoi disa persona për të kryer vrasjen me snajper të Ari Papës. Ky i fundit u plagos, por 3 muaj më pas u arrit të vritej në një zonë tjetër të Athinës.
Lini një Përgjigje