Policia ka vendosur në pranga 7 shtetas të huaj, mes tyre 6 vajza, të cilët akuzohet se ushtronin aktivitetin e prostitucionit në qytetin e Elbasanit.
Ndërkohë në kërkim janë shpallur 2 peruanët tutorë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e paligjshmërisë në fushën e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Fee".
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-Shtetasit kolumbiane A. B., 22 vjeç, dhe L. B., 19 vjeçe, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit";
-Shtetaset spanjolle S. F., 36 vjeçe, dhe M. C., 32 vjeçe, shtetaset kolumbiane P. S., 27 vjeçe, dhe Y. A., 29 vjeçe, si dhe shtetasja venezueliane A. R., 38 vjeçe, për veprën penale "Prostitucioni".
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen venezueliane Y. O., 31 vjeçe, për veprën penale "Prostitucioni".
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit peruane F. G., 23 vjeçe, dhe J. G., 44 vjeç, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit".
Gjatë operacionit, në lagje të ndryshme të Elbasanit, këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 43 000 lekë, 2 780 euro, që dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 9 celularë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
hapni bordellot o te paudhe, se ai zanat eshte zanati me i vjeter ne bote. te pakten eshte edhe i kontrolluar.
po ca lesh prostitucioni. Ato qiheshin per qejf te tyre. Ndoshta edhe paguanin se per qejf kishin ardhur. Po cne ne Elbason? Arje ka vetem byca byca!
Bjeruni! U mbush vendi me sllave e amerikano-latinase dhe po na lënë çupat autoktone pa punë. Ne eksportojmë hajdutë, trafikantë e vrasës në të gjithë botën. Po na zbardhin faqen çunat, që nga Ekuadori e Bolivia deri në Belgjikë e Angli. Çupat tona kanë mbushur Europën, jo më të mos përmbushin nevojat e vendit. Shteti bën shumë mirë që ndërhyn dhe mbron prodhimin vendas. Duhet nisur fushatë në media: *INI SHQIP!
Nuk na lane nje sekonde rehat keta kalecat e dreqit. Kisha nje vend te preferuar, heren e fundit ishte bosh... ku t'i shfryje une tani keto te mijat mendon shteti? Duke pare Goca e Gra? Na leni te pakten nje gje qe kemi rehat dhe mund ta perballojme ekonomikisht o shtet leshi.