Përgjimet e “SKY ECC”, në dosjen e autoriteteve greke edhe emri i Aleksandër Sadikajt: Trafikoi për një muaj 295 kg lëndë narkotike

6 Dhjetor 2024, 19:30Kronika TEMA
Përgjimet e “SKY ECC”, në dosjen e autoriteteve greke edhe

Detaje të reja dalin lidhur me dosjen e grupit kriminal që u zbulua në Greqi nga autoritetet greke.

Përmes në megaoperacioni anti drogë autoritetet e Greqisë çmontuan grupin kriminal të trafikantëve të drogës, mes tyre ka edhe shqiptarë.

Banda kriminale u zbulua nga zbërthimi i bisedave që anëtarët e bandës bënin mes tyre përmes aplikacioneve SKY ECC dhe Encrochat.

Sipas policisë greke në këtë megaoperacion ranë në pranga në total 24 persona, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në dosjen hetimore janë të përfshirë 15 shtetas shqiptarë (njëri i vdekur, bëhet fjalë për Aleksandër Sadikajn), disa shtetas grekë dhe shtetas nga Rusia, Moldavia, Gjeorgjia dhe Kina, të cilët ishin pjesë e 4 grupeve kriminale.

Grupet kriminale ishin të përfshira në trafik dhe shpërndarje droge marijuanë dhe kokainë dhe pastrim parash, ndërsa ndaj tyre ka akuza edhe për armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq sipas dosjes që autoritetet greke kanë mësohet se i ndjeri Aleksandër Sadikaj në periudhën 30 maj 2020 deri më 30 qershor 2020 rezulton se ka trafikuar 295 kilogram kanabis sativa. Nga kjo sasi droge grupi kriminal ka përfituar 45- mijë euro fitim.

Kujtojmë se Aleksandër Sadikaj u ekzekutua në vitin 2022 në Sauk. Sipas policisë greke, Sadikaj ishte përdorues i “Sky ECC” dhe “Encrochat”.

Gjatë operacionit u zbulua gjithashtu edhe një laborator i kultivimit të bimëve narkotike. Sipas policisë, këto grupe trafikonin drogë nga Shqipëria e Spanja, kryesisht përmes mjeteve që transportonin materiale të ligjshme, shpërndanin drogë në Greqi si dhe transportonin apo pastronin paratë e fituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Gjatë hetimeve janë arritur të zbulohen 106 episode që lidhen me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, të sasisë totale 1 ton 784 kg marijuanë dhe 43 kg 700 gram kokainë apo transportin dhe pastrimin e parave si dhe tentativa e vrasjes ndaj shtetasit Ari Papa, ndodhur më 26 shkurt 2021 në Greqi. Llogaritet që nga trafiku dhe shpërndarja e drogës të jenë qarkulluar rreth 8 milionë e 455 mijë euro.

Grupi “Grabocka – Salati”

Denis Grabocka, 36 vjec nga Korça
Andon Salati, 32 vjec nga Vlora
Aleksandër Sadikaj, 27 vjec nga Memaliaj
Aleksandro Pando, 30 vjec nga Vlora
Meriol Grabocka, 39 vjec nga Korça
Andrea Salati, 65 vjec nga Vlora
Kostandin Salati, 37 vjec nga Vlora
Enea Pando, 35 vjec nga Vlora
Ermal Loli, 37 vjec nga Tirana
Armand Kola, 32 vjeç

Gjithashtu anëtarë ishin edhe 9 grekë, 1 moldave, 1 gjeorgjian, 1 rus dhe 13 përdorues të paidentifikuar të “Sky EÇ” dhe “Encrochat”.

 Grupi “Aleksandër Sadikaj”

Aleksandër Sadikaj, 27 vjec nga Memaliaj
Viktorio Qytyku, 30 vjec
Elson Hajredini, 34 vjec

Si dhe një përdorues i paidentifikuar i aplikacionit “Sky ECC”

Aleksandro Pando, 30 vjec nga Vlora
Nikolla Pando, 64 vjec nga Vlora
Enea Pando, 35 vjec nga Vlora

Si dhe 5 përdorues të paidentifikuar të aplikacionit “Sky EÇ”, 2 prej të cilëve anëtarë edhe në grupin “Grabocka – Salati”.

Grupi kriminal “Dhionisiou Siountri”

Përbëhej nga 2 shtetas grekë dhe 3 të paidentifikuar. Nën akuzën e pastrimit të parave ka rënë në pranga edhe Eglantina Pando, 57 vjec si dhe një greke e një kinez, ndërsa një përdorues i aplikacionit “Encrochat” që kryente transport parash me sistemin “Haëala” është i paidentifikuar.

Gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë për vepra të tjera penale edhe Marjus Pashaj, 28 vjec nga Delvina dhe një shtetase greke.

VDEKUR: 1. Aleksandër Sadikaj, 27 vjec nga Memaliaj

ARRESTUAR:
1. Denis Grabocka, 36 vjec nga Korca
2. Meriola Grabocka, 39 vjec nga Korca
3. Andon Salati, 32 vjec nga Vlora
4. Kostandin Salati, 37 vjec nga Vlora
5. Andrea Salati, 65 vjec nga Vlora
6. Enea Pando, 35 vjec nga Vlora
7. Aleksandro Pando, 30 vjec nga Vlora
8. Nikolla Pando, 64 vjec nga Vlora
9. Englantina Pando, 57 vjec
10. Ermal Loli, 37 vjec nga Tirana
11. Armand Kola, 32 vjec
12. Marjus Pashaj, 28 vjec nga Vergo, Delvinë
NË KËRKIM
1. Elson Hajredini, 34 vjec
2. Viktorio Qytyku, 30 vjec

1 Komente

  1. Z
    Z

    SKENDER SADIKAJ,,,JO ALEKSANDER ,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje