VIDEO/ Braktisi automjetin me 18 sirianë në aksin “Tuneli-Morinë”, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

6 Dhjetor 2024, 12:14Kronika TEMA
VIDEO/ Braktisi automjetin me  18 sirianë në aksin

Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar të shpallur më herët në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, në muajin mars të vitit 2023, ai braktisi në aksin rrugor “Tuneli-Morinë”, automjetin me të cilin transportonte 18 sirianë.

Këta shtetas synonin të kalonin ilegalisht kufijtë.

Njoftimi i Policisë:

Në muajin mars 2023, braktisi automjetin me të cilin transportonte në aksin rrugor “Tuneli-Morinë”, 18 sirianë, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari i shpallur në kërkim.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe i shkëmbimit të tyre me strukturat e Policisë së Kukësit, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve e DVP Shkodër, lokalizoi në Shkodër, kapi dhe vuri në pranga shtetasin 21 vjeç.

21-vjeçari, me masë sigurie “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Kukësit, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, u shpall në kërkim në muajin mars të vitit 2023, në kuadër të operacionit “Kalimashi”, sepse braktisi automjetin me të cilin u konstatua duke transportuar në aksin rrugor “Tuneli-Morinë”, 18 emigrantë nga Siria, të cilët synonin të kalonin ilegalisht, kufijtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Lini një Përgjigje

Blog Tema