VIDEO/ Organizonin baste sportive online, 9 të arrestuar në Tiranë, 1 person në kërkim

6 Dhjetor 2024, 14:21Kronika TEMA
VIDEO/ Organizonin baste sportive online, 9 të arrestuar në

Nëntë persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Bad spin 9,” kundër organizimit të lojërave të fatit në Tiranë.

Bazuar në inteligjencën policore, gjatë këtij operacioni janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara (baste sportive online) dhe të përshtatjes së ambienteve për këtë veprimtari të paligjshme, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 9 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Një tjetër është shpallur në kërkim.

10 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", operacioni policor i koduar "Bad spin 9".

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara (baste sportive online) dhe të përshtatjes së ambienteve për këtë veprimtari të paligjshme, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 9 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: A. M., O. H., F. M., H. A., F. N., E. M., B. K., G. H., dhe A. K. të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi A. M., dhe po punohet për kapjen e tij.

10 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë.

 

Lini një Përgjigje