Aksident i rëndë në Fier, humb jetën pasagjeri, drejtuesi dërgohet te Trauma

7 Dhjetor 2024, 10:40Kronika TEMA
Aksident i rëndë në Fier, humb jetën pasagjeri, drejtuesi

Një aksident me vdekje është shënuar sot në Bypass-in e Fierit, ne vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Pojanit’.

Një makinë tip ‘BMV’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka vdekur pasagjeri dhe është plagosur shoferi. Genti Çela është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

"Në aksin rrugor "Pojan-Vlorë", shtetasi G. Ç., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në automjet, ende i pa identifikuar", informoi sot policia.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia, përgjumja e shoferit dhe lagështia në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

1 Komente

  1. T
    Treni

    Kur marrin veten në qafë nga papërgjeshmëria, mirë i bëhet. Kam hall kur marrin në qafë të tjerët.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje