Hidhet nga ura e Bunës për t'i dhënë fund jetës, dy policë futen me gjithë rroba dhe shpëtojnë të moshuarin

7 Dhjetor 2024, 10:39Kronika TEMA
Hidhet nga ura e Bunës për t'i dhënë fund jetës,

Dy efektivë të policisë së Shkodrës i kanë shpëtuar jetën një 75-vjeçari, që ishte hedhur një lumin Bunë për t’i dhënë fund jetës.

I moshuari është pikasur në ujin e ftohtë të lumit Buna nga qytetarë të rastit, të cilët kanë njoftuar policinë.

Dy efektivët, Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj sapo mbërritën në vendngjarje u hodhën në ujë të veshur me uniformën e policisë, duke arritur që të nxjerrin nga lumi Bahri Gërbetin.

Ndërkohë, 75 vjeçari deklaroi se ishte hedhur në ujë për t’u mbytur sepse kishte disa probleme.

“Desha të mbytem sepse kam problemet personale”, mësohet të ketë thënë shkurtimisht 75-vjeçari në deklaratën paraprake.

Bahri Gërbeti është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmën e parë mjekësorë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, falë ndërhyrjes në kohë ka shpëtuar një shtetas i cili u hodh nga ura e lumit Buna për tu vetëmbytur.

Punonjësit e Policisë kanë hyrë në lumin Buna dhe kanë nxjerrë shtetasin B. G,  75 vjeç, duke e dërguar në  spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore", thuhet në njoftimin e Policisë.

23 Komente

  1. T
    Treni

    Këta nuk të lejnë as të vdesësh rehat. Do vuash deri sa themi ne demek...

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lokomotiva

      Ik mor kar

      Përgjigjjuni
      1. T
        Treni

        Ti vazhdo terhiq, s'do shkoje ne stacion vete vagoni...

        Përgjigjjuni
      2. T
        Thjesht shqip

        Ti ke dal nga shinat o karabush.

        Përgjigjjuni
      3. L
        Li

        Bravo policave. Krenar per veprimin e tyre.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilir

          Po, bravo policeve, por me pak bravo gazetareve qe NUK KANE KUPTUAR AKOMA qe duhet te mos nxjerin emer e mbiemer te personit ne keto raste. RESPEKT per jeten e privatesine e tjetrit. Ai shpetoi, por fale gazetareve TE PA EDUKUAR, do ta dije e gjithe Shkodra e Shqiperia... ja ky eshte ai qe u hodh ne lume! Ju duket normale... o letraxhinj?!

          Përgjigjjuni
        2. S
          STIVE RIVERS

          RESPEKT PER POLICET QE ME GUZIMIN E TYRE SHPETUAN JETEN E NJE ZOTERIE NE DEPRESION JU LUMTE

          Përgjigjjuni
          1. t
            tetovari2

            Edhe plak edhe gazep.Mer në qafë policët të hyjnë në lum në këtë kohë dimri!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dembabadem

              Kjo eshte policia qe duam.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patronazhist

                Pse, or I uruar i perëndisë, doje të ikje nga kjo botë! Shpërblimin për fundviti shoku Edi t'a dha, mandatin e katërt e kemi të sigurtë dhe ç'është më kryesorja, nën udhëheqjen e tij të urtë tani jemi edhe në prag të futjes në BE, ç'ke që nxiton?

                Përgjigjjuni
                1. @
                  @

                  Sa pa shpirt i kan ber njerzit partite. Nuk ngurojn ta kthejn ç’do tragjedi ne komedi të lidhur me pushtetin. Deri kur o zot do vuajm nga keta primitivë.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Thjesht shqip

                    Aaa Jo Vella jooo, nuk shpetojme kollaj nga këta. Fara e keqe nuk zhduket, del here pas here per te na kujtuar qe jane aty.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Patronazhist

                      Çfarë është kjo kështu, nuk guxon ti japësh arsye njeriut për të jetuar se t'a marrin për tallje e pashpirtësi! Po si thua ti shoku @, nuk të duken arsye të mjafta ty, psh, aeroporti i Vlorës, tuneli i Llogorasë, rruga Qukës-Qafë Plloçë, ajo e Arbërit, Hekurudha Durrës-Tiranë-Rinas, e shumë e shumë vepra të tjera madhështore të Rilindjes që dikur edhe mund të inagurohen, dhe njeriu të mos rrojë e t'i gëzojë? I pashpirtë je ti more shokë dhe jo ne patronazhistët që kujdesemi për jetëgjatësinë e pushtetit të shokut Edi, që ju bëftë dita një mijë, ju bëftë, për të mirën e Partisë e këtij populli.

                      Përgjigjjuni
                  2. D
                    Diamond

                    Respekt per kurajon dhe punen e policise

                    Përgjigjjuni
                    1. f
                      fisnik

                      Bravo çuna jeni të mrekullueshëm....në përgjithësi policët dhe doktorët shahen por të gjith kër janë keq këta thërrasin.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        shtjefen palushi

                        te tera i thate o Lei Fen te partise o patronazhiste te karuar, me falni te kulluar.... As njeri nga ju, nuk beri nje pyetje te thjeshte, perse kohet e fundit sa vijne e shtohen rastet e vetvrasjeve ne kete shtet ku i gjithe popolo rron i lumtur?

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mondi

                          Ne amerike vrasin veten po e po,por marrin me vete dhe pjestaret e familjes.Ose korrin nja 50 vete diten per diell.Pse valle? Asgje nuk u mungon.Si e shpjegon ti bythqiri Palushi,dashnorja arushes se shpellave te dragobise.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nick

                            Harrove te thuash se il.popolo albaneze, ka shpikur deshperimin dhe vetvrasjen...kshu ne pergjithesi!

                            Përgjigjjuni
                          2. K
                            Kinom

                            Kjo eshte policia jone e guximshme e ndershme. Nji bravo per keta djem te mire, bravo. Per cdo sakrific qe bejne police duhet te shperblehen.

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              popull

                              Bravo policeve! Meritojne dekorim dhe shperblim financiar.

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Humanizmi

                                Jemi krenar per ju te dy, respekte.

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fabdi

                                  Rroft policia Shqiperis dhe Kosoves Zoti i bekoft qe ne çdo moment rrezikojn jeten e tyre per ne qe jemk hallakat si popull pa shpres, kurse sa tmirat i ka Atdheu yn, edhe jetoj edhe un jasht por zemra me reh fort per Atdhe.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Ndihmoni te pashpreset te kene tranzicion te paqte

                                    Tjetri zgjedh te shpetoje nga vuajtjet ,ata ia shtojne vuajtjet...Bota ka shpikur vdekjen e asistuar kur mbushet kupa dhe kuptohet ne te ardhmen do ligjerohet dhe asistohet vetevrasja kur eshte me vullnet te lire....Kjo eshte shkelje e te drejtave te njeriut ...E drejta per te zgjedhur parajsen ne qiell apo ferrin ne toke . Kush do meret me tetani policet?Kush do i paguaje qerane kush do kujdeset kur te semuret...kush do i sjelle femijet nga kurbeti...Eshte kollaj te rrehesh gjoksin se eshpetove ...por a vertete shpetoi? Njerezit duhen ndihmuar telargohen nga kjo bote padhimbje.po c bejme ne?U bejme jeten me ferr se c eshte,i kthejme ngavdekja te perballe edhe njehere me mjerimin e jetes se tyre,,,,u shtojme vuajtet.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje