I shpallur në kërkim për laboratorin ku u kapën 1 ton kanabis, arrestohet 39-vjeçari në Cërrik! Pritet ekstradimi drejt Kosovës

7 Dhjetor 2024, 13:35Kronika TEMA
I shpallur në kërkim për laboratorin ku u kapën 1 ton
Engjellush Ibrahimi, Erion Etemaj, Eldi Mykaj

Engjëllush Ibrahimi është 39 vjeçari i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës si i dyshuari kryesor i përfshirë në një laborator droge të zbuluar në 27 shtator ku janë sekuestruar 1 ton kanabis.

Ibrahimi është arrestuar gjatë ditës së sotme në Cërrik ku dhe banon teksa Gjykata e Pejës i ka caktuar masën e “arrest me burg”. Mbi të rëndojnë akuzat e “Kultivim i bimëve të hashashit”dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Engjëllush Ibrahimi, 39 vjeç, banues në Cërrik.

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge", parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bashkëpunëtorë të 39 vjeçari janë dhe 4 perosna të tjerë banues në Shqipëri ku dy prej tyre janë të shpallur në kërkim.

Grupi i drogës së Pejës:

Engjëllush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan - I arrestuar

Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, në fshatin Shushicë - I arrestuar

Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh - Në kërkim

Albano Saliu, i lindur me datë 09.02.1991, Shqiptar - I arrestuar

Mirjon Qokli, lindur me datë 09.10.1997, Shqiptar - Në kërkim

Lini një Përgjigje