Përndoqi në rrugë dhe në rrjete sociale një 23-vjeçare, arrestohet 40-vjeçari në Elbasan

7 Dhjetor 2024, 13:08Kronika TEMA
Përndoqi në rrugë dhe në rrjete sociale një

Një 40-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka përndjekur prej një muaji një vajzë.

Policia thotë se pas kallëzimit nga një 23-vjeçare se një 40-vjeçar e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, u arrestua:

-S. P., 40 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Lini një Përgjigje