''Nuk ishte thjesht një vrasje në gjaknxehtësi e sipër'' - Çfarë gjeti policia në banesën e shqiptarit që vrau gruan në Athinë

7 Dhjetor 2024, 13:16Kronika TEMA
''Nuk ishte thjesht një vrasje në gjaknxehtësi e

Kastriot Cenko, 39 vjeç vrau me çekiç dhe mjete të tjera rrethanore bashkëshorten e tijj Alba Cenko disa ditë më parë në lagjen Ampelokipi të Athinës ku çifti jetonte bashkë me dy fëmijët e tyre.

Gazetari shqiptar në Greqi Edmont Guri tha në një intervistë për Euronews Albania se ngjarja makabre ka tronditur opinionin publik në Greqi dhe sidomos komunitetin shqiptar.

Ai tregoi se policia që u gjend në vendngjarje pas njoftimit të vetë autorit të krimit, konstatoi menjëherë me mbërritjen në shtëpinë e çiftit se nuk bëhej fjalë për një vrasje të çastit.

“U duk qartë që në momentet e para kur u lajmërua që nuk është thjesht një vrasje, ka diçka më shumë.

Ndërkohë që policia mbërriti në vendngjarje, kur hynë në banesë konstatuan disa shenja që tregonin se nuk ishte thjesht një vrasje në gjaknxehtësi e sipër por i bëri të dyshonin dhe të thërrisnin menjëherë ekipin e kriminalistikës.

Ata kanë dëshmuar se autori jo vetëm ka ekzekutuar me çekiç bashkëshorten, por ka tentuar me mjete të tjera ta copëtojë atë, ka pasur shumë qese të zeza të futura në papafingo, duke tentuar disa herë që të largojë trupin nga banesa që të fshihte gjurmët”, tregoi Guri.

2 Komente

  1. N
    Nata

    O gra, barazi gjinore nuk domethene barazi qinore! 40 e kusur vjeç kjo zonja dhe me barkun e venitur jashte! Absolutely e denoj vrasjen, por nje grua duhet te sillet si nene dhe si bashkeshorte dhe jo te beje adolescenten ne kete moshe!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hapi syte!

      O nata, shife dhe nje here photon e e te ndjeres diten! Nuk eshte me bark perjasht, po ka ryp ne mes, jane kominoshe! Ajo o ka fajin ajo!! Duhet ti japim dhe shperblim ketoj trimit se e ka lodhur shume kur e mbyti! Gabim i madh shume! Nese do te vrasesh gruan, burri nuk duhet te lodhet per kete. Gruaja duhet tja lehtesoj kete zamet burrit! Ore, duhet bere referendum dhe kush vret gruan, bashkejetuesen, te fwjuaren duhet te marri burgim te perjetshem, pa te drejte falje, apelimi! Ligji fge vetem ligji mban njerezit nen kontroll!! Po vriten si zogj pule! Ngrihen per te drejtat e kafsheve, dhe nuk ngrihen per jeten e nenave te femijeve! ZOTI vente dore! Vrasja nuk ka asnje justifikim!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje