Ndërron jetë 27-vjeçarja shqiptare në Itali: I shpëtoi aksidentit me makinë, por u përplas për vdekje nga një mjet tjetër pak minuta pas ngjarjes

7 Dhjetor 2024, 18:10Kronika TEMA
Ndërron jetë 27-vjeçarja shqiptare në Itali: I

Një 27-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident mbrëmjen e djeshme në Brescia të Italisë, në një aksident me makinë.

Sipas mediave italiane, shqiptarja është identifikuar si Adela Xhaferri. E reja, banuese në qytet, po udhëtonte si pasagjere në një makinë e cila për shkak të humbjes së kontrollit ka përfunduar jashtë rrugës.

Pavarësisht goditjes së fortë, as Adela dhe as shoferi, mik i viktimës, nuk pësuan pasoja të rënda.

Por, menjëherë pas aksidentit, teksa 27-vjeçarja ndodhej jashtë automjetit, ajo u përplas nga një makinë tjetër. Shoferi i këtij të fundit nuk ka pasur kohë për të shmangur goditjen dhe Adela nuk mund të bënte asgjë.

Djali që drejtonte makinën që i mori jetën 27-vjeçares pasi humbi kontrollin, doli negativ për alkool. Mediat italiane raportojnë se dhe ai ishte shqiptar, por identiteti i tij nuk është bërë ende i njohur.

6 Komente

  1. S
    Sali Ram Brrisha.

    E shqipo bre, vra e pre e mos u tut.

    Përgjigjjuni
    1. S
      S ka aksident po vrasje.

      E paskan ndare mendjen ta vrisnin....

      Përgjigjjuni
      1. S
        S ka aksident po vrasje.

        E paskan ndare mendjen ta vrisnin....

        Përgjigjjuni
        1. K
          KURVARI

          Gjynah, qenka si yll

          Përgjigjjuni
          1. P
            Putini

            Yll me filtra

            Përgjigjjuni
          2. A
            Aron

            I kishte ardhur dita, nuk i shmangesh dot. U prehte ne paqe!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje