Shiste drogë në lokal, arrestohet 42-vjeçarja në Fier! Sekuestrohen 13 mijë euro

8 Dhjetor 2024, 12:08Kronika TEMA
Shiste drogë në lokal, arrestohet 42-vjeçarja në Fier!

Një 42-vjeçare e cila shërbente si kamariere dhe shiste drogë në lokal është arrestuar në Fier.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim pronarin e lokalit, ndërsa ka proceduar një 30-vjeçari, kushëriri i pronarit të lokalit.

Atij iu gjetën 13. 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Nga kontrolli i lokalit u gjetën mbetje të lëndës narkotike kanabis, që dyshohet se ishte konsumuar nga klientë të ndryshëm të lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 13. 000 euro, 1 automjet, 1 grirëse dhe 3 celularë.

 

Lini një Përgjigje