Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e një ditë më parë në Byppass-in e Fierit, me pasojë në jetë njerëzish.
Trupi i pajetë i gjetur disa metra larg automjetit tip “ BMV”, është 30-vjeçari Xherixhen Elmazaj, banues në Sarandë, i cili ishte pasagjer në mjet.
“BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, teksa drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime në trup. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.
Sakaq, hetimet po vijojnë për të zbuluar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet, nëpërmjet ekspertizës auto-teknike dhe mbledhjes së provave.
Lini një Përgjigje