Detaje të reja nga shpërthimi i lokalit në pronësi të familjarëve të Birçaj, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

8 Dhjetor 2024, 09:20Kronika TEMA
Detaje të reja nga shpërthimi i lokalit në pronësi të

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lungomare.

Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë regjistruar çdo gjë, përfshirë autorin.

Sipas kamerave të sigurisë, ka një autor i cili ka qenë me maskë, ka ardhur pas pallateve dhe ka vendosur sasinë e lëndës plasëse.

Pasi e ka vendosur tek dera e lokalit ka ndezur fitilin dhe është larguar po pas pallateve, ndërsa shpërthimi ka ndodhur 15 sekonda pasi është larguar autori.

“Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

4 Komente

  1. J
    Jorgo

    Promovim qe Vlora te vizitohet edhe per festat e fundvitit

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Kjo eshte politika e te gjatit: kjo eshte lufte per pushtet mes bandave, kokat hengeshin, ne jemi ne rregull dhe ne qetesi.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lindi

        Kjo është punë bandash që luftojnë dhe hanë njeri tjetrin. Shteti nuk hamendeson sherret mes tyre.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Beni

        Mos thoni idiotesira se jemi ne demokraci dhe jo ne komunizem, keto lloj biznesesh te paligjshme dhe krime ndodhin edhe ne vendet me demokraci me te konsoliduar ne bote !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje