Një operacion i koordinuar ndërkombëtar, i udhëhequr nga autoritetet e Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës, ka çuar në zbërthimin e aplikacionit të koduar “Matrix”, i përdorur nga kriminelët për aktivitetet e tyre të paligjshme.
Eksperti i IT, Besmir Sejmanaj ishte këtë të shtunë i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur pikërisht rreth këtij aplikacioni.
“Matrix është i ngjashëm deri diku me SyECC gjithashtu edhe me EnchroCHAT. Një ndër ndryshimet kryesore është se ka qenë më ekskluziv.
Në mënyrë që të bëheshe pjesë e këtij rrjeti duhet të bëhet një ftesë. Pra dikush nga brenda grupit duhet t’ju bënte ftesë në mënyrë që të kishit akses. Teknologjia e përdorur ka qenë më e avancuar.
Ajo që është më dalluese është edhe vendosja e servera, sepse kemi të bëjmë me mbi 40 servera ku serverat kryesorë janë vendosur në Gjermani dhe në Francë të cilët shoqëroheshin dhe me disa dhjetëra servera të shpërndarë në gjithë gjeografinë e shteteve të Bashkimit Europian dhe më gjerë.
Kjo ka bërë edhe më të vështirë hakimin e këtij sistemi dhe nxjerrjen jashtë funksioni të këtyre pajisjeve. Edhe pagesa për këtë sistem ka qenë goxha e konsiderueshme, kemi të bëjmë me një abonim gjashtëmujore që shkonte nga 1300-1600 euro.
Gjithashtu edhe pajisjet që përdoreshin nga grupet kriminale ishin të modifikuara, pra nuk kemi të bëjmë me pajisje telefoni normale”,-tha Sejmanaj.
Sipas tij kanë qenë 3 vite punë që kanë bërë që Matrix të thyhej.
O specialist, di gjë si u thye moduli kriptimit. Serverat grumbullojne dhe ruajnë informacion. Po informaci i shifruar të bëhet i lexueshëm janë përdorur teknika të avancura dhe kompjutera super të shpejtë. Se këto module kriptimit janë shumë të vështira për tu thyer. A I njeh ti modulet ECC të kriptimit (Elliptic Criptografic Curves) dhe si sulmohen ato se më lartë nuk ke thënë gjë rreth kësaj çështje.