Sot i vunë tritol lokalit në Vlorë, 3 vjet më parë pronari i 'The Boss' u ekzekutua me kallashnikov në makinë!

8 Dhjetor 2024, 09:33Kronika TEMA
Sot i vunë tritol lokalit në Vlorë, 3 vjet më parë

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një lokal në Lungomare në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Lokali është në pronësi të Resmie Birçajt, nënës së Bledar Birçajt i cili u vra në 10 Maj 2021 në Vlorë.

Bledar Birçaj u ekzekutua me kallashnikov teksa lëvizte me mjetin e tij tip BMW në zonën e quajtur 'Bishti i Kalldrëmit' në Vlorë. Atentati ndodhi rreth orës 13:00 në 10 maj 2021.

40 vjeçari ishte në makinë me Granit Deromemaj, në atë kohë efektiv i Antidrogës, por që më pas u përjashtua nga Policia e Shtetit.

Kamerat e sigurisë së një karburanti afër vendit ku ndodhi ngjarja regjistruan të gjithë skenën.

Sapo mjeti BMW ka mbërritur pranë karburantit, dalin nga makina 2 persona, të maskuar e të armatosur duke qëlluar me breshëri në drejtim të shoferit dhe më pas nxitojnë të largohen nga vendi i ngjarjes.

Në tentativë e sipër duke u larguar, një prej autorëve i bie arma nga duart dhe kthehet për ta marrë pas shumë pak sekondash. Në drejtim të automjetit u qëllua mbi 30 herë.

Pasi ekzekutorët u larguan, Granit Deromemaj del nga makina dhe largohet me vrap, ndërkohë Birçaj dërgohet në spital ku dhe humbi jetën.

Vrasja e Bledar Birçaj ka mbetur ende pa autor,  ndërsa pista kryesore e hetimit atëherë u tha se ishin konfliktet e mundshme të tij në Spanjë, prej nga ishte kthyer një muaj para se të ekzekutohej.

Lini një Përgjigje