Një 40 vjeçar është paraqitur këtë të dielë në Qendrën Shëndetësore Klos me fraktura të rënda në kokë dhe trup.
40-vjeçari Sejdin Karaj deklaron se është dhunuar nga 3 persona të cilët kanë qenë me maska.
Paraprakisht ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di se kush mund të kenë qenë personat që e dhunuan, ndërsa pretendon se kanë përdorur armë gjatë dhunës.
“Të tre me pistoleta. Më kanë rënë me qyta të pistoletës këtu. Unë jam blegtor, bujqësi, blegtori. Ku i njoh unë. Më qëlluan te kaptina, unë tentova ta ndaloja me dorë, më kanë vrarë dhe thoin. Policia t’u tall b…me mua.
Nuk kam ngatërresa. Unë them me maska. Unë nuk jam çarë te muri dhe kam ardhur këtu. Më sakatuan këtu në këmbë”, tha Sejdin Karaj për News24.
Policia e Klosit ka dokumentuar rastin dhe po vlerëson deklaratën e 40-vjeçarit për të hedhur më shumë dritë mbi deklarimet e tij paraprake.
Ne jemi te qete, kokat hengeshin !
Citjoneziu: cer thu mer kokpalar...ne jena shtet evropian,ktu jon tu toll kart 5 mln turista....me ty do te merren maskat!? Mqse ra flala,hik numroi ihere dhite a kecat i ke m'rregull...se dun te hon ndonje paidhaki ato maskat tani per Bayrom.