Pesë shoferë janë arrestuar në Durrës dhe njëri po procedohet penalisht, pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, për të shmangur arrestimin.
Ndërkohë, policia apelon të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor.
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore e Durrësit godet një tjetër rast të tentativës për mitëdhënie.
Vihet në pranga një drejtues automjeti i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, për të shmangur arrestimin e tij.
Po gjatë ditës së sotme Policia Rrugore e Durrësit vuri në pranga 4 drejtues automjetesh dhe procedoi penalisht një tjetër i cili tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore.
Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore, në rrugën “Martin Camaj”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin 46 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur në masën 1.26 mg/l. Për të shmangur arrestimin, 46-vjeçari i ka ofruar punonjësit të Policisë, 4500 lekë të rinj.
Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi 46, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të shërbime të Policisë.
Bravo! Arrestime pse??Ja tentoj te korruptoj nje Oficer Policie..pse u dashka Arrestuar??Ndiqet penalishte ne gjendje te Lire..por jo Arrestime??Si Diktaura e Pinocetit dikur ne Kili...
Arrestohet qe te paguaje per tu liruar, kjo dihet qe eshte varianti per te zhvatur pervec gjobes se ligjit dhe ate te maliqit. Prej shume kohesh policia e sidomos prokuroria regjistron kot ceshtje penale vetem e vetem per te marre leke.Mjere ne te mjeret.