Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Walkers”, që kishte si objektiv kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjeve të ndodhura në zonën e Vorës një ditë më parë.
Kështu, J. S., 38 vjeç, banues në fshatin Gërdec, dhe J. D., 19 vjeç, banues në fshatin Karpen, u arrestuan vetëm pak orë pas një vjedhjeje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 4 nëntor 2025, në një banesë në fshatin Sakos, Vorë.
Dy të arrestuarit akuzohen se kanë vjedhur rreth 100 litra naftë dhe disa pajisje të tjera, duke u larguar më pas nga vendngjarja.
Gjatë hetimeve të mëtejshme, rezultoi se 38-vjeçari J. S. ishte në kërkim policor, pasi Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për një tjetër rast vjedhjeje, të kryer në korrik të këtij viti në autostradën “Mamurras–Tiranë”. Në atë ngjarje, ai dyshohet se kishte vepruar në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin D. S., tashmë i arrestuar.
Lini një Përgjigje