Vodhën mbi 500 mijë euro në banesat e ‘VIP-ave’, Gjykata lë në burg pastruesen dhe djalin e saj

9 Janar 2023, 11:28Kronika TEMA

Vodhën mbi 500 mijë euro në banesat e ‘VIP-ave’,

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për Rozeta dhe Havier Dodin, nënë e bir të cilët vodhën plot 500 mijë euro në total së bashku me sende me vlerë.

Nënë e bir u zbuluan pas denoncimit të Alda Klosit, zyrtare e lartë e kryeministrisë për shifrën 120 mijë euro. Pas denoncimit, edhe Klosi është vënë nën hetim nëse ka paratë e deklaruara.

Kujtojmë se Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”, por në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin 23-vjeç, klientët edhe i grabiste. Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi, ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro.

Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore, por ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje.

Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Vetë ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj, që e kishte me kancer dhe të shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por edhe për të ka nisur një hetim për të zbuluar nëse thotë të vërtetën e nëse mund të justifikojë burimin e parave që i janë gjetur në shtëpi. Por Klosi nuk është "viktima" e vetme, pasi nënë e bir akuzohen edhe nga 4 persona të tjerë se i kanë vjedhur. Pas shumës së 120 mijë eurove, në shtëpinë Dobi, në tubin e aspiratorit janë gjetur edhe mbi 400 mijë euro të tjera.

4 Komente

  1. k
    k

    Mire bente që i vidhte. Edhe ata të vjedhura i kishin dhe nuk denonconin ose ad që e kuptonin. Por ata që burgosen janë hajdutët e pa mbrojtur. Ata tjerët i mbron qeveria. Ndryshe duhet të ishin në një qeli.

    Përgjigjjuni
    1. Sebastia

      O gazete e flliqur, nuk eshte "ish zyrtare". Eshte ende zyrtare, eshte keshilltare e km Ramut! Shkruani infot sakt.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xani Ramazon kafsha tironsi vjeter

        KUR LEXOVA KET MU KUJTU AI MJEKU, SE SPO ME VJE EMRI, SI E KISHTE???? AH PO EDVIN PRIFTI, HE MO AI KARDIOLOGU, E KENI PARASYSH QE E RASEN CA DIT NE BURG I GJETEN NE SHTEPI NJA 350 MIJE EURO QE JA SEKUESTRUN PER MOMENTIN SA ME E QETESU HAJNIN, E PUSHIN NGA PUNA DHE MASANDEJ E NXORREN KA BURGU, IA KTHYN PARET DHE RIKTHYN NE PUNE KJO ESHTE SKEMA. PO KSAJ TRUSHKULURES TE BEN AHMUTAJT AS PO I BOJNE GJO

        Përgjigjjuni
        1. N
          Ndeshkimi

          O Mero Baze , nuk ka me budallenj tani , harroje , mos u mundoni te tregoni kot sikur i ka vjedh ne vende te tjera leket pastruesja , e din te gjithe qe i ka mar vetem te kjo bucja , sepse e njohin dhe e dine qe jane parate e taksave tona , ndaj nese do te besh vertet lajm , mos hajde te genjesh popullin , por kap thelbin dhe merru me ate robqiren qe ka vjedh nga pushteti ,

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje