Vrasja e 14-vjeçarit, ambasadori i OSBE në Tiranë: Siguria nuk është vetëm çështje e policisë, por e të gjithëve

20 Nëntor 2024, 14:06Politika TEMA
Vrasja e 14-vjeçarit, ambasadori i OSBE në Tiranë: Siguria nuk

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ishte në Elbasan në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në përmbyllje të projektit kundër armëve të lehta.

Teksa komentoi ngjarjen e rëndë të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ai tha se, siguria është problem i të gjithëve dhe nis nga niveli i familjes, shkollës e më pas shoqërisë.

“Problemi i armëve nuk është vetëm në Shqipëri, por është më e ashpër situata në Shqipëri. Ngjarja e një dite më parë na ka tronditur të gjithëve.

Aktualiteti po na tregon që duhet të merremi të gjithë me këtë problem. Duhet të funksionojnë të gjitha hallkat”, tha ai.

Tarran theksoi se, siguria nuk është çështje vetëm e policisë.

“Siguria është problem i të gjithëve dhe nis nga niveli i familjes, shkollës e më pas shoqërisë”, u shpreh ambasadori.

1 Komente

  1. T
    Tani

    Ka shume te drejte. Nis nga familja ne mengjes, dhe mbaron tek familja ne darke. Cdo dite! Mbyllin vajzat ne shtepi tu ruajne virgjerine, dhe djemte i lene te rriten ne rruge. Nuk ka as shkolla, as policia lidhje me thikat qe mbajne adoleshentet. Familjet duhet tu rrine djemve ne koke, tu mbushin ditet me aktivitete te vlefshme, arsim, sport, art, kulture. Ti mesojne me disiplinen dhe llogaridhenien ne familje, tek nena tek babai. Te monitorojne shoqerite e tyre. Nese nuk kane mundesi te tilla, ti marrin ti mbajne afer, me mire ta mbash djalin tek tezga ku shet vet pas mesimit, se sa ta lesh rrugeve te shoqerohet me kedo. Pastaj keta djem quhen cuna te shkathet se nuk eshte per shkolle. Te gjithe jane per shkolle, nese marrin vemendjen e duhur nga familja qe ne fillim te shkollimit. Cdo djale e vajze ka nje talent, ne mos matematika do jete nje gjuhe a sporti, qe tu jape motivim dhe shprese per te ardhmen. Shume keqardhje per kete djale, si edhe per shume te tjere, qe na e traumatizuan adoleshencen ne vitet 90-2000.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje