Vrasja e 14-vjeçarit me thikë në Tiranë, ja çfarë kanë fiksuar kamerat e sigurisë

18 Nëntor 2024, 16:51Kronika TEMA
Vrasja e 14-vjeçarit me thikë në Tiranë, ja

Një 14-vjeçar humbi jetën dhe një tjetër u plagos, si pasojë e një konflikti ku janë përfshirë 5 të mitur, tre prej të cilëve dyshohet se janë autorë të ngjarjes së rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një rrugicë, rreth 150 metra larg shkollës Fan S.Noli.

Gazetari i News24, Igli Çelmeta tha se kamerat e sigurisë, të cilat janë marrë nga policia, tregojnë viktima dhe i plagosuri janë sulmuar nga 3 bashkëmoshatarë të tyre (14 vjeçarë) fillimisht me grushte dhe më pas janë goditur me thikë.

Dyshohet se konflikti ka nisur në rrjetet sociale dhe më pas ka ndodhur edhe përleshja fizike mes tyre.

Policia ka identifikuar 3 personat që dyshohet se janë autorë të krimit, njëri prej të cilëve është shoqëruar në polici, ndërsa dy të tjerët pritet të shoqërohen.

Dy të miturit që u sulmuan fillimisht janë shoqëruar në ambulancën aty pranë, dhe më pas janë transportuar drejt Traumës, ku njëri prej tyre ka humbur jetën, si pasojë e plagëve me thikë, ndërsa tjetri ndodhet në një gjendje stabël.

1 Komente

  1. E
    Edi

    Nese jane nga nje shkolle tjeter te tre sulmuesit, atehere cfare dokrrash tregon oficeri i sigurise se shkolles, qe autori dhe viktima ishin pajtuar fillimisht ne tualetet e shkolles dhe na ishin nxenes te mire(prandaj oficeri kujtoi se u shua me aq konflikti) ?! Ketu po genjehet haptazi per te mbuluar skandalet brenda shkolles!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje