Vijon në GJKKO gjyqi për 10 të arrestuarit si anëtarë të një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika Latine.
Kolumbiani Hiëlen Ledezma Narvaez, dhe 2 venezuelianët, Joze Ramon Zacarias Vasquez e Samuel Alfonso Moreno Serrano kanë mohuar të kenë lidhje me trafikimin e kokainës.
Ata janë shprehur para gjykatës se kanë ardhur në Shqipëri për turizëm dhe për të mbjellë flokët.
Gjatë një megaoperacioni të SPAK i shtrirë në disa qytete, u vunë në pranga 10 persona, 7 shqiptarë në rolin e financuesve dhe organizatorëve të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe 3 shtetas latin, 1 kolumbian dhe 2 venezuelas në rolin e “ekspertëve” që do të ekstraktonin/nxirrnin drogën nga lëkura e kriposur e kafshëve.
Ngarkesat janë nisur nga një vend i Amerikës Latine, kanë bërë transit në portet italiane e më pas kanë mbërritur në Shqipëri. Në lëkurat e bagëtive të sekuestruara dyshohet se janë fshehur qindra kilogram kokainë e pastër e cila pasi të përpunohej në Shqipëri do t’i rritej volumi.
Eshte me me leverdi t'i perzesh se sa t'i mbash ne burg, duke harxhuar 60 euro ne dite per person x 3= 180 euro, sa merr nje pension mesatar ne muaj.
te lirohen keta pacientet qe kane ardhe nga kontinente tjera per mbjellje flokesh!
Me e besueshme do ishte: Erdha si patronazhist per shalgjatin krieminister.
He dhe ju, nacut vijne bejne floket, me ate rast dhe cike turizem neper rrethinat e Tirones. Shpenzon dynjaja, juve i arrestoni! Pyesni dhe Ardit banakingun se mbase i ka bere ndonje surprize bashke me zonjen Eni....