Sherri me thika mes adoleshentëve pranë shkollës 9-vjeçare në Tiranë, ndërron jetë 14-vjeçari

18 Nëntor 2024, 14:37Kronika TEMA
Sherri me thika mes adoleshentëve pranë shkollës 9-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Tiranë, ku një përleshje mes dy adoleshentëve të shkollës “Fan Noli” përfundoi tragjikisht për njërin prej tyre.

14-vjeçari me iniciale M.C. u godit me thikë në zemër dhe për shkak të plagëve të rënda, ndërroi jetë në spital.

Konflikti mes dy adoleshentëve filloi brenda shkollës dhe më pas u zhvendos jashtë saj, ku u përshkallëzua duke përdorur armë të ftohta.

Gjatë përplasjes mbeti i plagosur edhe autori i ngjarjes, një tjetër 14-vjeçar me iniciale L.M., i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spital. Ai ka disa plagë me thikë në gjoks, por ndodhet në gjendje të qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit", njoftoi policia. 

5 Komente

  1. D
    Demokrati me mend ne koke

    Ngushellimet me te thella familjes. Na dhemb shpirti nga keto lajme. I lutem ministrit te rendit si prind. Ju lutem shtoni kontrollet ne shkolla.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetari i trishtuar

      E tmerrshme! Prindërit e këtyre vrasësve janë fajtorët më të mëdhenj. Më mirë t’i sterilizojnë se sa t’i lënë të bëjnë seks e nuk janë të zotë të edukojnë fëmijët që lindin pastaj.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luli i madh

        Nuk behet me kontrolle mor shoku,baza eshte familja!!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tomorri

          Degradim total i shoqërisë!!!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drini.⁶

            Nuk e di familja qe femijet mbajne thika vrastare . Biçaku te plagos por nuk te vret thika duhet te jete mbi 10 cm. qe te arrije zemren ,te jete jo e perthyeshme .E nena nuk e di qe biri mban thike ? Te futet edhe prindi ne burg . Burg per te. Te ndryshoje kodi penal .Prindi mban pergjegjesi pwr edukimin e femijes ,te mbaje edhe kur eshte vrases .i ka lejuar thiken e i ka thene mbro veten, qelloje me grusht ,hidhe ne toke, qellojeDhe ai qellon e vret. Burg prindit ,ka ndertuar vrasesin, se ka pare qefin e bythes se vet

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje