Vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali, gjendet thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin ish i dashuri i saj filipinez

3 Prill 2025, 12:49Kronika TEMA
Vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali, gjendet thika me të

Një thikë, e cila dyshohet se është përdorur për të vrarë studenten shqiptare Ilaria Sula, dhe disa njolla gjaku janë gjetur nga policia mjeko-ligjore gjatë kontrollit të banesës së Mark Samson në Romë.

La Repubblica raporton se hetuesit po shqyrtojnë edhe rolin që mund të kenë pasur prindërit e ish-të dashurit të 22-vjeçares, e cila u zhduk 25 marsin e kaluar nga shtëpia e saj në Romë, ku qëndronte pasi studionte në Universitetin ‘La Sapienza’ dhe u gjet e pajetë pranë Bashkisë së Polit, brenda një valixheje.

Të dy nuk janë aktualisht nën hetim për 'bashkëpunëtor' me djalin e tyre në vrasjen e të resë shqiptare. Oficerët kanë marrë disa prova të cilat do të analizohen.

Ndërkohë, pritet që hetuesit të bëjnë edhe një kontroll tjetër në banesë. Kontrolle do të kryhen edhe në makinën me të cilën 23-vjeçari dyshohet se ka transportuar trupin e vajzës nga Roma në zonën e pyllëzuar ku u gjet.

Trupi i pajetë i studentes shqiptare u gjet paraditen e së mërkurës dhe ishte vetë autori që e kishte orientuar policinë drejt vendit ku e kishte hedhur trupin.

Ai ka pranuar vrasjen para efektivëve dhe se e ka goditur me thikë, më pas e ka futur trupin në një valixhe dhe e ka hedhur në Poli 40 km larg Romës.

Ilaria Sula dhe Mark Samson kanë qenë në një lidhje por ishin ndarë. Kjo mendohet të ketë qenë shkak i aktit nga filipinasi. Të dy ata studionin në të njëjtin universitet atë të La Sapienzas në Romë, Ilaria në degën e statistikës ndërsa ish i dashuri i saj filipinas në arkitekturë. 

Lini një Përgjigje