'SPAKGATE' - Si u hakeruan e-mailet e tre prokurorëve, çfarë u mor nga kompjuterat

3 Prill 2025, 09:51Kronika TEMA
'SPAKGATE' - Si u hakeruan e-mailet e tre prokurorëve,

Disa javë më parë, pas mesnate, sistemi i alarmit në SPAK u aktivizua. Oficerët e BKH-së morën një sinjal telefonik që tregonte se dikush kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e tyre.

Sipas burimeve të WebLajm.com, ndër kompjuterët ku Arnold Rrokaj i arrestuar për këtë ngjarje kishte akses, ishin edhe ato të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini.

Këta tre hetues po punojnë mbi dosje të rëndësishme që përfshijnë raste nga krimi i organizuar deri te zyrtarët e dyshuar për korrupsion.

Menjëherë pas sinjalit të alarmit, agjentët e BKH-së dhe stafi i Teknologjisë së Informacionit u paraqitën në punë atë mesnatë.

Nga hetimet rezultoi se autor i këtij veprimi ishte Arnold Rrokaj, i cili i kishte shpërndarë materialet e marra te Zambak Gjonaj ish zyrtar i burgut Vlorë dhe më pas te shokët dhe të njohurit e tij.

Disa nga këto materiale kanë përfunduar në celularin e ish-kreut të burgjeve, Agim Ismaili, si dhe te Dritan Palnikaj, aktualisht sekretar në Ministrinë e Arsimit.

Palnikaj u pyet disa ditë më parë nga SPAK, ndërsa telefoni i tij u kontrollua nga hetuesit. Ndër materialet e vjedhura nga email-et e prokurorëve ndodhen edhe ato që lidhen me zyrtarë të hetuar, çështjen e inceneratorëve dhe krimin e organizuar.

Falë ndërhyrjes në kohë, u parandalua aksesimi nga Rrokaj i rrjetit të laboratorit sekret dhe kompjuterëve të drejtuesve të SPAK. Ky skandal dhe ndërhyrje e paautorizuar është ende duke u hetuar. Ndërsa disa materiale rezultojnë të kenë përfunduar edhe tek telefona politikanësh. (Arsen Rusta)

18 Komente

  1. l
    luli

    mos e lidhni ku mbani ku mbani infomacione sensitive me internetin, as mos perdorni usb per te futur inofrmacione ne keto kompjutera...perdorni vetem menyren manuale te futjes se te dhenave.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turi

      Agim Ismailaj, Dritan Palnikaj Eridian Salianji, nga zyra e Avokat Eridian Salianjit ishte orkestruar vjedhja ke Kullat Binjake. Me pak fjalë punë fshatarësh, ushtarë te Taulant Ballës, Lal Plehut dhe Fatmir Xhafës

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kengetaret kendojne kenge

        Ore te gjithe keta qe permende ti jane llahuta te malsise…

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bënët Bëci-KM në hije.

          Keta jane rilindare te thekur fanatike. Te hurit dhe litarit. Rekrute te punesuar nga Tualet Balla. Per cfare ju duheshin te dhenat " mbrapa kraheve" te 1-shit. Kush e kish porositur vjedhjen? Keto na sqaro o Urithi Ymer..mos bej gjellë

          Përgjigjjuni
        2. R
          Rrnofte LEXHENDA ! dhe u shofshin zagaret

          Sikur jane te Vampiri

          Përgjigjjuni
          1. P
            Paçamuri

            Turi ndësa un mendoj ndryshe! Janë bandat e kriminelit,hajdutit Berisha ,që të marrin informacione ndaj SPAKut që ky kriminel i urren.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Ben Tigri

              Pace pa pilaf po sikur Saliu komandon SPAK -un janë në shërbim të tij dhe ka burgos lali plehun?? Tani po i vjedh ushtarët e tij??

              Përgjigjjuni
          2. M
            Maks

            Tani merreni kete qe vodhi dekumentet dhe vareni per kembesh gjeri sa te tregoj kush urdheroi

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kopetenti

              Ne cfare forme kishte akses Arnold Rrokaj tek komputerat e prokuroreve o zoti Arsen Lupen Rusta?

              Përgjigjjuni
              1. x
                xhemal

                Punoka saliu dixhital.,..une mendoj se kjo eshte loje e sigurimit te plepave...(Spak),,i shperndajne vete dosjet e pastaj nxisin idiotet pe te nderhyre e i kapin ne gracke..thjesht mbulojne punen e tyre te piset...nje nga gazetaret eshte 007 e spiunit dixhital S

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  19

                  Shtet idjot

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Utreht.

                    Zeni ka akoma grupin e vis martinit dhe bejne keto hakerimr. Dumani ben sikur nuk kupton ka frike saliun. O duman rras ne burg zenin grupi viva la vita like zen irfan vis martinit dhe Laguna.

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      Uliks.

                      Zeni dhe gita kane saliun digjital tani me hajdarmeta e klod lalet lapsi husniut

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Iliri

                        Me siguri Ruset do thone Frrok Cupi e Tak Njala ne bashkepunim me Saliun.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Agathia

                          Edhe Zambak, edhe hacker sikur nuk shkon:):)

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tom

                            Keta isg/komuniste sie Meta me shoke, shesin Ardheun dh familjen per bythen e tyre ndyresirat Antikombetare. I kane kerkuar ndihme Hakerve ruse dhe serb.

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              drejtesi e munguar

                              Hakerimi nuk mund te ndodh nga njerez jashte SPAK-ut.SPAK-u duhet te pastroj veten.A filloj hetim ky institucion se nga kush doli llafi se do te arestohej Erion Veliaj,sic deklaroi Edi Paloka?Nga i gjejne materjalet gazetaret Lala,Hoxha e te tjere?A keni zgjedhur njerezit e duhur per ate pune?Pergjegjesia eshte e drejtuesve te SPAK-ut.Lani veten!

                              Përgjigjjuni
                              1. f
                                flase

                                Nk jane hakeruar jo; i kane shitur prokuroret tek gazetaret dhe kane marre leke nga televizionet e gazetat. Kujtoni videon e E. Palokes kur thote: ne e morem vesh se na erdhi mesazh ne telefon para se te arrestohej Veliaj... Kush u a dergoi mesazhin une? E, pra spak me Dumanin ne krye kryen dy detyra edhe kryetar edhe spiun. Ku eshte 21 janari, ku eshte gerdeci? Mbajeni mend, do ta mbyllin prape keta me keto qe bejne dhe do detyrojne parlamentin te bej ligj prapaveprue per hapjen e tyre ne te ardhmen. Jane fare e keqe.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje