Ditën e sotme, të gjithë gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë u mblodhën te Pallati i Drejtësisë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Përmes një deklarate të përbashkët, gjyqtarët thonë se ngjarja e rëndë është pasojë e një klime të helmuar fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj gjyqtarëve, e ushqyer nga gjuha e urrejtjes dhe ndërhyrjet e papërgjegjshme që kanë minuar besimin publik, e cila sipas tyre, duhet të marrë fund sa më shpejtë.
Gjyqtarët kërkuan strategji kombëare, platformë sigurie, rritje të masave të sigurisë, pajisje me kamera he detektorë të të gjitha gjykatave, ndryshimin dhe forcimin e ligjeve dhe shtimin e organikës. Gjithashtu edhe statusin dëshmor të gjyqtarit Astrit Kalaja.
Deklarata e plotë e gjyqtarëve:
Në këtë ditë të rëndë për drejtësinë shqiptare, gjyqtarët e Republikës, të bashkuar në një zë, shprehin dhimbjen e thellë, tronditjen njerëzore dhe indinjatën institucionale për ngjarjen tragjike që i mori jetën kolegut tonë, gjyqtarit Astrit Kalaja.
Kjo nuk është vetëm humbja e një njeriu të drejtësisë — është një plagë për gjithë sistemin, një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe një sulm ndaj pavarësisë së gjyqësorit. Vrasja e një gjyqtari në sallen e gjykimit është kufiri i fundit i cenimit të sigurisë dhe dinjitetit të drejtësisë.
Në këtë moment dhimbjeje e reflektimi, ne deklarojmë me vendosmëri: Drejtësia nuk do të përkulet.
Asnjë akt dhune, kërcënimi apo fushatë urrejtjeje nuk do ta ndalë gjyqtarin shqiptar nga përmbushja e detyrës së tij kushtetuese. Pavarësia e gjyqësorit nuk është privilegj, por garanci për çdo qytetar që kërkon mbrojtje përmes ligjit.
Ngjarja e rëndë është pasojë e një klime të helmuar fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj gjyqtarëve, e ushqyer nga gjuha e urrejtjes dhe ndërhyrjet e papërgjegjshme që kanë minuar besimin publik. Kjo klimë duhet të marrë fund.
Ne, gjyqtarët e Republikës, nuk do të lejojmë më që heshtja të interpretohet si dobësi. Do të reagojmë me dinjitet dhe përgjegjësi. Nuk kërkojmë privilegje — kërkojmë siguri, respekt dhe kushte për ushtrimin e ndershëm të detyrës.
Kjo ngjarje është një thirrje për veprim institucional. Sistemi gjyqësor po përballet me mungesë sigurie, godina të amortizuara, ngarkesë të papërballueshme pune dhe mungesë mbështetjeje. Drejtësia ka nevojë për forcim, për kushte të sigurta dhe për institucione që veprojnë, jo që heshtin.
Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të reagojë me forcë, përgjegjësi dhe guxim institucional. Kjo nuk është thirrje për konflikt, por për përgjegjësi.
Po kështu, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të marrin përgjegjësinë për gjendjen ku ndodhet sot drejtësia. Shteti nuk mund të kërkojë drejtësi të pavarur, nëse nuk garanton kushtet minimale për ushtrimin e saj. Siguria në gjykata është kusht për ekzistencën e shtetit të së drejtës. Në këtë frymë reflektimi dhe uniteti Mbledhja e Gjyqtareve të RSH shpreh vullentin e qartë mbi këto angazhime:
Siguria gjyqësore
- Krijimi i një Grupi Ndërinstitucional me përfaqësim nga KLGJ, KLP, MD, MB, Polica e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për organizimin e një Forumi Kombëtar për Sigurinë Gjyqësore.
- Hartimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë e Gjyqtarëve dhe Gjykatave.
- Vendosja e një force të posaçme sigurie në gjykata dhe ndërtimi i protokolleve të reagimit ndaj incidenteve.
-Hartimi dhe zbatimi i një Platforme Kombëtare për Sigurinë Gjyqësore.
-Miratimi dhe zbatimi i menjëhershëm i masave konkrete për garantimin e sigurisë fizike në gjykatë dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor.
Ndërhyrje të menjëhershme në ligjet ose aktet nënligjore që rregullojnë sistemin gjyqësor për të garantuar siguri fizike, jetësore, shëndetësore dhe pasurore për gjyqtarët dhe stafin e gjykatave.
-Miratimin e një strategjie kombëtare për ndërtimin e godinave të gjykatave në të gjithë territorin e RSH.
-Inspektim kombëtar i gjykatave për siguri, akses dhe kushte pune. Standardizim i procedurave të sigurisë dhe trajnime për menaxhimin e krizave. Pajisja e të gjitha gjykatave me skaner dhe dedektor për garantimin e sigurisë në gjykata.
2. Përfaqësimi institucional dhe organizimi i brendshëm
- Krijimi i dy grupeve të përhershme pune pranë Këshilit të Lartë Gjyqësor për ideimin e nismës për ndryshime të akteve ligjore dhe nënligjore në lidhje me statusin e magjistratëve dhe për organizimin e sistemit gjyqësor.
- Ndërgjegjësimi publik dhe bashkëpunimi me median
- Promovim i një komunikimi profesional që shmang gjuhën denigruese. Refuzim i gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe kërcënimeve si normalitet në diskursin publik dhe politik ndaj gjyqtarëve.
- Përgjegjësi dhe veprim institucional
- Nxitje për KLGJ që të ushtrojë me forcë mandatin kushtetues.
- Kërkesë që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa konkrete për përmirësimin e kushteve të punës në gjykata.
- Angazhime morale e profesionale të gjyqtarëve
- Përkushtim për gjykim në kohë, vendime të arsyetuara dhe qëndrueshmëri në jurisprudencë.
- Pranim i përgjegjësisë për forcimin e brendshëm të sistemit si themel i autoritetit moral të drejtësisë.
3. Në kujtim të gjytarit të rënë në krye të detyrës, Astrit Kalaja
-Njohja e statusit “ Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit Astrit Kalaja.
-Salla e Mbledhjeve të Gjyqtarëve pranë godinës së KLGJ të marrë emrin e të ndjerit gjyqtar Astrit Kalaja.
Ngjarja e 6 Tetori nuk duhet të mbetet kujtesë e dhimbshme, por moment zgjimi kombëtar për drejtësinë shqiptare.
Ne nuk kërkojmë keqardhje — kërkojmë veprim
Sepse një gjyqtar i pambrojtur është një drejtësi e pambrojtur, dhe një drejtësi e pambrojtur është një qytetar pa shpresë.
Ne angazhohemi solemnish që, pavarësisht tronditjes, të vijojmë të gjykojmë me paanshmëri, ndershmëri dhe kurajë.
Drejtësia shqiptare nuk dorëzohet — ajo ringrihet.
Drejtësia nuk do të ndalet.
Ajo do të vazhdojë të veprojë me guxim, për të mbrojtur lirinë, të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar
Pse duhet te mbroheni nese jepni vendime te drejta, nuk mund te paguajm ne per te mbrojtur hajdut me pelerinen e drejtesis. Le te vriten ata qe zhvasin xhepat tane dhe keshtu bien numeri i hajduteve. Personalisht mendoj se siq tha sali terroristi qe e degradoi sistemin e drejtesis qe populli te armatiset dhe te vrasin cilin do qe u del perpara.
Shume mire mendon
Po për rritjen e korrupsionit kur do bëni deklarata të përbashkëta të korruptuara ?
Kërkoni edhe ritje page ,sa të pa fytyrë që jeni! Vendimet tuaja të pa drejta çuan tek krimi .Këtë rugë e keni asfaltuar ju.Ju me veprimet t'uaja e keni kthyer drejtësinë në bisnes , Prokuror ,Avokat e Gjyqtar keni formuar një rreth vicioz dhe kështu jeni shndruar në tradhëtar të kombit dashje pa dashje.Mllefin e popullit do ta vuani shumë shpejtë ,se nga punonjës drejtësie jeni kthyer në detashmen fatkeqsie.Uroj të vini mënd dhe të ndroni rrugë.
Jane vendimet e padrejta te gjyqtareve qe kane ngritur popullin e vuajtur neper dyert e gjykatave te cilet jane mbushur me mllef kunder drejtesise. Vettingu e vertetoj me se miri nga ku u larguan 50 % e gjyqtareve. Kishte akoma per tu hequr por cti besh mikut e shokut. Ne sistemin e kaluar nuk kishte nevoj per te ruajtur gjykatat, pasi korrupsioni ishte 0. Ne se punoni ne zbatim te ligjit pa e konsideruar veten zot mbi toke, asnje nuk ka pse te hakmeret me ju. Deklarata qe paraqitet ishte shume e fryre. Pages qe merni, nuk e justifikoni. Prandaj uleni pak pazarin, e qendroni me kembe ne toke sic I ka hije drejtesise. Asnje nuk te qellon pa shkak. Qytetareve ju ka ardhur shpirti ne maje te hundes.
Kerkuan pallet drejtesise tjeter, qe te japin drejtesi!!!!!! Pagat do ti marrin, por pa pallat tjeter nuk shkojme ne Pune!!!! Nuk kane vene mend nga Vetingu SE nje pjese e kaloi me shoke dhe miq. Ne zyrat Ku rrine te ha kolltuku sa nje gomar, duan zyra me vehte secili, as ne Amerike nuk Jane te tilla, ne Itali dhe Greqi Jo e Jo.