"Vrasja e Gilmando Danit, të paktën një miliard lekë..." - Gazetari tregon "gabimet" që bënë ekzekutorët dhe pse zgjodhën Rinasi

14 Nëntor 2025, 09:14Kronika TEMA
"Vrasja e Gilmando Danit, të paktën një miliard

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për ekzekutimin e Gilmando Danit, pak metra larg aeroportit të Tiranës.

Bregu tha se pagesa për këtë vrasje, ka gjasa të jetë shumë e lartë, për shkak të profilit të Gilmando Danit në botën e krimit, por shtoi se vrasësit kanë bërë disa gabime gjatë ekzekutimit, që mund t'i zbulojnë.

"Financiarisht, për ta realizuar shifrat janë shumë të larta, ai që e ka marrë përsipër. Nuk dua të vë përcaktim. Kam përshtypjen që i afrohet, shifrës një miliardë lek. Nuk e merr njeri përsipër këtë lloj vrasje. Nuk vret njeri më të afërtin e Shullazit për 100 mijë euro. Duhen shumë para për t'u shpenzuar, për të krijuar një skemë vrasje të tillë. Pse u zgjodh Rinasi? Gilmando Dani banonte në një zonë ku nuk futet dot njeri të kryejë aktin kriminal. Vetëm kur të zbriste nga avioni mund ta vrisnin.

Për të mos rënë në sy, nuk e prisnin miqtë e tij që mund të jenë të armatosur, por zbret me një makinë, që ka menduar nuk do të ketë njeri informacion. Pjesa e sigurisë, duke menduar se po udhëton me agjent të AMP, nuk do të ketë probleme.

Për mua personat që e kanë kryer nuk mendoj se i përkasin një grupi vrasësish që e kanë kryer këtë edhe më parë, përjashtuar atë guximin e tepruar si i afrohen automjetit, por nuk kam parë vrasës që i bllokohet arma dy herë. Ata kanë patur frikë duke ditur se kë po qëllojnë, duke ditur që ka një emër dhe vrasësi krijon emocion edhe me viktimën. Ai ka emër shumë të madh në emrat brenda grupeve kriminale.

Kanë frikë prandaj qëllojnë nga larg dhe të gjithë me kallashnikov. Veprimet e tyre, jo që nuk kanë qenë ndonjëherë, por ata rrëshqasin, u bien armët, duhet të kenë lënë gjurmë pafund në vendngjarje, makina nuk është djegur plotësisht. Ka shumë mundësi të identifikohen.

Kallashnikovi që kanë përdorur, edhe ai që e prodhoi u bë pishman, pasi edhe një fëmijë po qëlloi, vret. Ka një plumb aq të madh në diametër, sa po të kapi të vret. Kjo është saktësia e madhe, ai afrohet për të patur siguri, por të përdorësh kallashnikov në vendngjarje dhe të thuash është profesionist, habitesh", tha ndër të tjera Bregu.

7 Komente

  1. K
    Karl Luger

    Po o trap po. Sipas teje duhet te qellonin me pistolete nje makine ne levizje. Kane qelluar te tre me kallash qe te siguroheshin se objektivi do te vritej. Pastaj te gjitha veprimet qe kane kryer tregojne gjakftohtesi dhe profesionalizem. Dihet kallashet shqiptare bllokohen.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Ku gomari asht shum i squet. Ja, këta janë analistët shqiptar, duke u dhherë në qenefet e kazanëve, percaktojnë shumën e parave, nxjerrin gabimet e atyre që realizuan vrasjen etj. Etj. Më thoni ju bëj rixha atyre që e panë kere anadhistin duke dhënë mebd per vrasjen, çfar gjë inteeeaabte tha për pubkikun? Të gjith klta "anadhiste" si puna e kltij Vregut, rrijnë rëndë rëndë 2 irë në ekranet e kazanëve, filozofojnë sikur dijnë shumë, nxjerrin gjoja konkluzione. Mherim i madh. Por në fund të fundit kanë familje, nxjerrin bukën e gojës pasi uk janë të aftë per asgjë. Mjer ky vend. Ai tjetri, filozof i madh, e gjeti që këta vrasesit kanë kryer edhe vrasjen e nje me mbiemer Martibmnaj. Lala, edhe ajo të sajat. Ësgtë bërë muti nullar. Nuk i bdjek kush. Njerezit kanë halle jetese e nuk u bie bder mend per vudallalllqet e këtyre prrallave.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gagaçi

        Hajde nivel hajde...këta janë të gjithë dru me pre...kush sheh debatet në Itali të gazetarëve të krimit e kupton diferencën

        Përgjigjjuni
        1. B
          Blanco

          Po Klodiana Lala, sa lekë thotë kanë paguar. Se vetëm karat dhe loqet e televizioneve i dinë këto punë.

          Përgjigjjuni
          1. I
            ISH USHT.(OFICER) I STRUK. të F.A.

            O S.Bregu si kundër dhe mbiemri flet,pra kodra pas bregut.Por zatem njërëz që nuk jan profesionistë të fushës vetëm llapin, pra imagjinojnë si tekshuma,te rëshqitjet ,te ngeciet e armëve efj.Të tëra ato ngjarie (ndodhi) në 1'30" jan shumë por jo të pa mundëshme,për arëye të papërgatitjes profesionale,në mos njohien në perfeksion të armëve,të paaftësis të ndonjërit psikologjike,etj. O Bregë hiqni dorë nga aludimet dhe bombaciteti në fjalë.

            Përgjigjjuni
            1. a
              aleks

              ne shqiperi jane bere te gjithe gazetare investiative, por me ne fund shoh qe qenka bere gazetar edhe ai merumi i big brodher vip, se s'po me kujtohet emri atij qe do nje ore te nxjerre nje fjale. kush i paguan keta derdimene

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kim

                Po qfar rendsie kann keto gjera o hajvan .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje