Vrau kushëririn 65-vjeçar dhe u largua, arrestohet në Tiranë autori i dyshuar

12 Qershor 2025, 09:09Kronika TEMA
Vrau kushëririn 65-vjeçar dhe u largua, arrestohet në

Hazbi Velsula, autori i dyshur i vrasjes së 65-vjeçarit, Selim Velsula, në fshatin Xibër të bashkisë Klos, është arrestuar në Allias të Tiranës mbrëmjen e së mërkurës (11 Maj) disa orë pas krimit.

Autori i dyshuar raportohet se është kushëri me viktimën Selim Velsula.

Hazbi Velsula ka njoftuar motrën e tij se kishte vrarë një person. Më pas e motra ka lajmëruar policinë dhe uniformat blu rrethuan zonën ku ishte fshehur autori duke e vendosur në pranga.

Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur pranë pronës së tij dhe këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

 

Lini një Përgjigje