Doksan Dushku, i dënuar me 16 vite burg në vitin 2015 për vrasjen me kallashnikov të vajzës së tij shtatzënë, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar ulje të dënimit.
Në rekursin që mban datën 31 korrik, Doksan Dushku kërkon që përfundimisht të dënohet me 14 vite në total, duke përfituar ulje prej 2 vitesh.
Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Dibrës në vitin 2014.
Doksan Dushku, 80-vjeçari nga Dibra, u akuzua dhe gjykua për vrasjen e vajzës së tij shtatzënë, Fatmira Doksani, në oborrin e banesës së tyre në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë. Nga hetimi rezultoi se shkak i vrasjes ka qenë shtatzënia e 21-vjeçares.
I pandehuri Doksan pohoi gjatë hetimit se të bijën e kishte vrarë ai, dhe se këtë e kishte bërë ngaqë ajo e kishte bërë me turp të madh, ngaqë kishte ngelur shtatzënë, duke mos qenë as e fejuar e as e martuar, dhe se kjo kishte qenë e papranueshme për atë.
Ja gjykatat shqiptare. 14 vjet denim per nje vrasje. ben 2/3. 10 i ka bere, ky ne shtator del . Shtrohet pyetja sa para ka marre gjykatesi?