"Zhduket" Ervis Martinaj, xhaxhai denoncim në Polici: Nuk dimë gjë prej tri ditësh, mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe

11 Gusht 2022, 10:39Kronika TEMA

"Zhduket" Ervis Martinaj, xhaxhai denoncim në Polici: Nuk

Familja e Ervis Martinajt ka depozituar një kallëzim në Policinë e Kurbinit.

Xhaxhai i tij Faik Martinaj ka denoncuar se ka humbur kontaktet me të nipin.

Ai ka thënë se prej tre ditësh nuk ka kontakte me Ervis Martinajn.

Sipas News24, familjarët e Martinajt pretendojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe, pasi ka kundërshtarë të shumtë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, xhaxhai i tij ka treguar se me nipin kanë pasur kontakte në mënyrë indirekte përmes personave të tjerë me të cilët Martinaj shoqërohej.

Por ditët e fundit kontaktet e Martinajt edhe me personat e tjerë, që mbanin të informuar familjarët, janë shkëputur.

Sipas xhaxhait të Martinajt, dy ditë më parë në banesën e tyre ka shkuar një mik i afërt i Martinajt që mbante kontakte mes tij dhe familjes së Ervisit dhe ka pretenduar se ai dhe shokët e tjerë nuk kishin asnjë kontakt me të.

Kallëzimi për zhdukjen e Martinaj vjen pak kohë pas masakrës së ndodhur te mbikalimi i Fushës Krujës, ku u ekzekutua kushëriri i tij Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Kujtojmë që prej disa kohësh Martinaj është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pasi sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, kishte urdhëruar një atentat ndaj Indrit Dokles.



1 Komente

  1. N
    NY

    Ok perse beheni merak shumevoer kriminelat qe lajne hesapet me njeri tjetrin kenaquni se ngelen me pak me vete gjyqesi dhe gjykatave dhe policise i shkurtohet pune.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje