
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.3 në Tiranë, ku një efektiv policie u qëllua 6 herë për vdekje nga kolegu i tij. Viktimë ka mbetur Çaush Saliasi, 55 vjeç ndërsa autori i këtij krimi është kolegu i tij, Ludjan Zaimi 25-vjeç.
Raportohet se vrasja nuk ka ndodhur nga një konflikt i çastit, por ishte pasojë e sherreve të vazhdueshme që autori ka pasur me viktimën Kur dy efektivet ishin me shërbim, bënin shaka me njëri tjetrin por gjithçka ka marrë një rrjedh ndryshe mbrëmjen e djeshme dhe gjërat janë kthyer në personale.
Pas sherrit, mësohet se Ludjan Zaimi i ka shkuar pranë Çaushit duke e pyetur “Si do e lëmë bashkë?”. Në momentin që 55-vjeçari është ngritur, i riu ka shkrehur armën ndaj tij duke e lënë të vdekur.
Viktima i është drejtuar edhe me terma fyes autorit duke i thënë se “Ti je qorr”, apo fjalë të tjera ofenduese. Pasi ka hyrë në komisariat, mësohet se autori 25-vjeçar, u është drejtuar edhe policëve të tjerë të sallë duke thënë “Ulni kokat ju” dhe më pas ka shkrehur armën drejt 55-vjeçarit.
JA SI PERFUNDON BULLISMI. EDHE KY TREGOI SE QORR QORR PO TE CON NE VORR
JA SI PERFUNDON BULLISMI. EDHE KY TREGOI SE QORR QORR PO TE CON NE VORR
JA SI PERFUNDON BULLISMI. EDHE KY TREGOI SE QORR QORR PO TE CON NE VORR
Ate qe nuk e ben ligji per bullizimin e ben pushka jo vetem ne Shqiperi por ne cdo vend te botes.Vazhdoni beni te fortin qe ju genjen mendja
niveli i IQ - i moshes parashkollore...
Niveli inteligjences dhe sjelljes ne pergjithesi i popullit thuaj, jo i moshes parashkollore. Rudina Hajdari u shpreh ne nje emision se bulizmi ne Amerike eshte ne mode. ky fenomen haset kudo, ne shkolle, pune, ushtri, neper zbore. Ka njerez qe nuk jane te rehatshem po nuk u moren me tjeret.
Me sa pashë, në video, asnjë nga policët nuk nxorri armën pas krismave. Polici që ishte pranë autorit, kishte mundësi për ta ndaluar…