Zbardhen detaje të tjera lidhur me dosjen hetimore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë lidhur me sulmet kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë.
Sulmi Kibernetik ndaj Shqipërisë, sipas Prokurorisë, kishte si qëllim të vetëm aktin kriminal për shkatërrimin e të gjithë sistemeve dhe të dhënave duke kthyer Shqipërinë dekada pas në një terr teknologjik me zero digjitalizim.
Mes të tjerash prokuroria shprehet se partnerët e Shqipërisë , si Microsoft, FBI, dhe CISA kanë ofruar suport dhe kanë bashkëpunuar me ekipet shqiptare me praninë e tyre fizike në agjencinë pas sulmit në datën 15-16 korrik 2022.
Paralelisht të gjithë gjetjet dhe indikatorët e këtij sulmi konstatohet se agresioni kibernetik është një sulm shtetëror nga qeveria Iraniane. Kryesisht Ministria e Inteligjencës dhe Garda Revolucionare Islamike Iraniane.
Është përdorur teknologjia, “Proxy” për mbulimin e prejardhjes së komunikimit. Nga komunikimet e shkëputura përkohësisht kanë dalë qartë që mbrapa këtij sulmi fshiheshin IP iraniane. Për marrjen e të dhënave nga infrastruktura është përdorur një “Cyper tool” i krijuar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane për të hackuar “email”. Irani është i vetmi vend në botë që fushën kibernetike e ka në nivele ministrie, pikërisht për të treguar rëndësinë që ka për ta ky aktivitet.
I njëjti hakerim është përdorur edhe për sulme ndaj Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite, Kuëaiti, Joradanisë, Izraelit, Qipros.
Po ashtu është përdorur metoda Zeroclear, e cila gjithashtu është e lidhur me Ministrinë e Inteligjencës Iraniane (MOIS) ku burimi i licencave është ndarë mes aktorëve të ndryshëm iraniane.
He mo se nuk eshte bere nami, kemi me arrest shtepie 5 rojet e AKSH-it. Kemi harruar rojet e inceneratoreve por do bejme autokritike po na vune fkete-rrufe.
Sa mire qe i kapet fajtoret, gje qe e beni perhere me koka turku. Po mire tjeterkush nuk mban pergjegjesi ne kete masaker qe i jane bere te dhenave personale te Shqiptareve ? Sikur na thane qe nuk ka patur rrjedhje te konsiderueshme te informaciont, por perdite po degjojme e shikojme detaje nga me te ndryshmet. Po komisioneri per ruajtjen e te dhenave personale te shtetasve ku eshte dihet gje ,qe nuk ka folur asnje fjale per te gjithe kete histori ? Si kudo dhe ne kete inisiative qeveria del dhe mburret me madhe per digitalizimin, e tani na tregon se kush e paska patur fajin per kete skandal te papare. Dhi e zgjebosur e bishti perpjete