
Një parcel me kanabis është zbuluar së fundmi në territorin e një reparti ushtarak në Zall Herr të Tiranës.
Sipas policisë mësohet se në kuadër të kësaj ngjarje janë arrestuar tre persona dhe janë vënë nën hetim 4 të tjerë mes të cilëve komandati i repartit, zv. komandati i togës.
Policia informon se në fshatin Zall Herr gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis.
Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:
- Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
- Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
- Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.
Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:
- A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
- P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
- I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
- P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.
Lol jeni ne NATO, ku ka muslimane ka droge dhe krim ne cdo nivel vk
Ushtria kultivon drogë !!! Ha,ha,ha,ha Maskaralliqet që përmban shteti shqiptar,nuk i merr mendja. Nuk do çudetesha, sikur ministri i mbrendshëm të trafikojë drogë me mandat e tij. Shteti shqiptar jeton vetëm si sherbetor i droges,korrupsionit dhe mafjes. Nëse nuk do ekzistonin keto fenomene,ai nuk do kishte arsye ekzistenciale.
Ehh ça bëhet ! Mirë treçereku i policisë që na doli e qelbur. Por po n'a del dhe gjysma e ushtrisë. Dhe si gjithmonë përgjegjësia individuale, I gjati nuk mban asnjë përgjegjësi deri sa të marri më të gjatin dhe ti shkoj pas Sakeh-ut dhe Likes.