
Familja Kaçi e cila pak ditë më parë u dhunua nga familja Nikolli, ka marrë sërish kërcënime. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i BW i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, në Hamallaj.
‘Mollë sherri’ mes dy familjeve është bërë një rrugë që kalon në oborrin e banesës së familjes Kaçi, e cila ka marrë dhe mbrojtje nga policia.
Në ngjarjen në fjalë u përfshi ish-gardisti dhe shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolli, i cili dhunoi dhe qëlloi në ajër me armë zjarri ndaj familjes Kaçi, ndërsa ai ndodhet në burg bashkë me të vëllain.
“Dje më erdhi vëllai i tyre dhe më kërcënoi. Dhe pretendojnë se ne i kemi ngacmuar fëmijët, ndërkohë që ata janë 3-4 vjeç.
Ne kërkojmë që policia të vijë të ndërhyjë. Ata kanë rrugën e tyre që të kalojnë dy trajlera.
Duhet ta zgjidhë prokuroria dhe policia, mos të na lënë që të veprojmë ne”, tha Kastriot Kaçi.
Ore, po të kishin tru ata, nuk do kishte arritur puna fare deri.ketu, sepse do ishin marre vesh si komshinj. Ata qe bejne si të forte, dhe punojne me "udheheqesin", debila ishin, debila janë, dhe debila do vdesin. Burri i botes është vetem pjese e trupes shoqëruese të nje ministri, zv-kryeministri, Kryetari të gjykatës se lartë, apo presidentit, por ne popull sillet sikur është vetë presidenti apo kryeministri. Ky është nje nga mentalitetet qe duhet zhdukur. Kjo behet vetem duke i dhene Policise kompetencat qe duhet të ketë. Policia dhe prokuroria nuk duhet të bëjë per burrë askend, kur kapet ne flagrancë. Kur ka vetem dyshime, jam dakord, sepse duhet provuar faji ose krimi. Por kur kapet gjatë kriteres se krimit me presh ne dorë, policia duhet të jetë fuqiplote. Prandaj edhe ne kohën e Enverit, polici i zones quhej "I plotefuqishëm". Tani ne domokraci është brekedhjeri i zones, sepse vjen verdalle si fakir, me biçiklete, me një veshje qesharake që i rri e madhe si xhanavar, dhe do kete bythe ai të bëjë zap pilivesin me X6. Duhet të veme ne vend autoritetin e Policise, qe prokurori të mos këtë mundesi të nxjerrë dike nga burgu kur e arreston policia ne flagrancë. Atehere ky "I forti" i Nikollajve do beje shurrën ne breke kur të shohë policin. Siç e bënin ne kohën e Enverit. Jo çdo gje ishte e keqe ne diktature. Ligji per shembull ishte ligj. Por ne me rrezimin e diktatures rrezuam edhe ligjin, dhe kemi tridhjete vjet qe nuk po e ngremë dot. Vepra me madhore e Sali Rrumpallës - bastardimi i ligjit. Por kemi Ramën, do bejme shtet. Kështu tha, apo jo? AI tha kështu. Po ju si thoni?