
Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Mësohet se Gjana do të japë sqarime në lidhje me hetimet që po zhvillon ndaj ish-kryebashkiakut Safet Gjici dhe Alma Kacit të cilët dyshohet se kishin edhe një lidhje intime dhe nga publikimi i një video në media, ku u zbulua se ato po diskutonin për një tender për rehabilitimin e qenve endacake në Kukës.
Ndërkaq kujtojmë se ish kryebashkiaku i Kukësit ndodhet në paraburgim në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Alma Kaci po hetohet në gjëndje të lirë për akuzën korrupsion pasiv.
Lini një Përgjigje