Prangoset nënkomisari në Durrës, u bënte presion dhe u merrte para të arrestuarve për narkotikë

3 Gusht 2023, 18:12Kronika TEMA
Prangoset nënkomisari në Durrës, u bënte presion dhe u

Një 31-vjeçar, nënkomisar në policinë e Durrësit është arrestuar pasi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Sipas AMP, shtetasi Ardit Xhafa duke keqpërdorur detyrën ushtronte presion dhe mashtronte shtetasit, që shoqëroheshin me doza narkotike, kundrejt përfitimeve monetare.

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme në AMP dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka bërë ndalimin në flagrancë të oficerit të policisë N/komisar Ardit Xhafa, 31 vjeç, në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ndalimi u krye në funksion të procedimit të regjistruar nga kjo Prokurori mbi dyshimet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera janë arritur të dokumentohen veprimet korruptive të oficerit A.XH., i cili duke keqpërdorur atributet që i jep detyra si oficer në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës e duke shfrytëzuar pozicionin, ushtronte presion dhe mashtronte shtetasit, që shoqëroheshin me doza narkotike, kundrejt përfitimeve monetare.

Hetimet vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundraligjshme.

2 Komente

  1. T
    Tao Tao

    Kjo eshte policia qe duam, bashkepunim me trafikantet jo vetem ne terren, por edhe ne qeli.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Ganiu

      Keta te rinjte e rekrutuar ne polici jane hajdute dhe pisa nje mije here me shume se "policet barkmedhenj" qe tallej Rama kur mori pushtetin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje