Kushtuan 1.2 milionë euro, kamerat që do të monitoronin pyjet, shiten për skrap

3 Gusht 2023, 13:10Kronika TEMA

Kushtuan 1.2 milionë euro, kamerat që do të monitoronin pyjet,

Shtatë vite pasi në të gjithë vendin u ngrit një sistem kamerash për të monitoruar kontrabandën në pyje, kullat e monitorimit, që kushtuan 1.2 milionë euro, u vodhën dhe u shitën për skrap. Pas shkrirjes së Inspektoratit që i kishte në administrim, Ministria e Mjedisit ka “harruar” t’ia transferojë këto asete Agjencisë Kombëtare të Pyjeve.

Nga Dritan Kurti

Banorët e fshatit Fshat në Bashkinë e Klosit u habitën jo pak, kur në vitin 2016 jo shumë larg banesave të tyre u ngrit një kullë e lartë, metalike. E pajisur me panele diellore, me kamera me kënd rrotullimi 360 gradë, kulla do të shërbente si “polic” për të monitoruar kontrabandën e lëndës drusore, që merrej nga pyjet e Gurit të Bardhë dhe të Xibrit.

“Na thanë: “E kemi vendosur në kthesë, për të zbuluar ata që presin dru në male”, – tregon Halit Zeneli, një banor i zonës, pa ditur të thotë se cilit institucion i përkisnin punëtorët që bënë instalimet. Por, 7 vite më pas, ndërsa kullës i kanë mbetur vetëm hekurat, kontrabanda e pyjeve vazhdon. Askush nuk e di se ku kanë përfunduar kamerat, panelet diellore e pajisjet e tjera, të vendosura aty.

Halit Zeneli, i cili jeton vetëm pak metra larg kësaj pike monitorimi, thotë se ajo ka funksionuar për rreth dy vite. Më pas nuk është interesuar askush dhe ka rënë pre e grabitjes.

“Dimë që kamerat i morën tre djem të rinj. Ka qenë një kabull, që e furnizonte me energji, por edhe ai është zhdukur. E vetmja që ka mbetur, është kjo kulla prej hekuri, të cilën ne, banorët e fshatit, nuk lejuam që ta merrnin, pasi donin ta çonin për skrap”, – shpjegon Zeneli.

Kjo kullë ishte pjesë e sistemit kombëtar të monitorimit të kontrabandës së pyjeve, që u ngrit 7 vite më parë në të gjithë vendin. Në secilën prej këtyre kullave ishin instaluar 7 kamera me rezolucion të lartë, panele diellore për furnizimin me energji, në mënyrë që të funksiononin pa ndërprerje. Ngritja e këtij sistemi kushtoi plot 1.2 milionë euro (128.6 milionë lekë), investim që sot është rrënuar krejtësisht.

Me ambicien për të ndaluar prerjen e paligjshme të pyjeve, Ministria e Mjedisit asokohe largoi nga puna qindra specialistë, që monitoronin në terren pyjet, të cilët u “zëvendësuan” me kamera. Pavarësisht shpenzimeve për ngritjen e tij, ekspertët janë të bindur se, jo vetëm që ky investim nuk ka patur asnjë ndikim pozitiv, por madje ka shtuar kostot.

“Rreth 700 specialistë të pushuar padrejtësisht nga puna, shumica absolute e tyre fituan gjyqet me ministrinë dhe u paguan. Ka specialistë, që vazhdojnë të paguhen edhe sot e kësaj dite prej atij vendimi absurd të ministrisë”, – thotë inxhinieri i Pyjeve, Abdulla Diku.

Sipas tij, nëse fondi i shpenzuar për kamerat, për instalimin dhe për mirëmbajtjen e tyre do të ishte përdorur si duhet, “mbase do të ishte pyllëzuar i gjithë baseni i Bovillës dhe Tirana sot do kishte ujë më të pastër e më të sigurt për banorët e saj”.

Projekti i dështuar i kamerave

Në vitin 2016, ish-Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit (ISHMPUT), i cili në atë kohë menaxhonte të gjitha ekonomitë pyjore të vendit tonë, vendosi që të ndërtojë një sistem monitorimi digjital të rrugëve kryesore në vend, nga ku mendohej se kalonte lënda drusore kontrabandë. Ky vendim erdhi njëkohësisht me vendosjen e moratoriumit 10-vjeçar të prerjes së pyjeve.

Tenderi për “Blerje sistemi elektronik i monitorimit të pyjeve” u hap në shkurt të vitit 2016 dhe fituese u shpall kompania “FASTECH”, me vlerën 128,629, 690 lekë, shumë afër fondit limit prej 133,333,503 lekësh.

Në të gjithë vendin u ndërtuan 28 kulla monitorimi, të pajisura me kamera, por ato nuk arritën të kapin asnjë “abuzues”. Të dhënat zyrtare tregojnë se rastet e paligjshmërisë së prerjes së pyjeve, të konstatuara, si në rrugë, ashtu edhe në fondet pyjore, kanë qenë thuajse të njëjta me ato të viteve të mëparshme. Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezulton që në periudhën 2015-2020 të jenë konstatuar 1.528 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve me 1.675 autorë. Lënda drusore, e sekuestruar i kalon disa mijëra metra kub. Ndonëse INA MEDIA kërkoi që t`i viheshin në dispozicion të dhënat se sa prej rasteve të shkeljeve ishin konstatuar nga pikat e monitorimit, ky informacion nuk na u vu në dispozicion.

Kulla e monitorimit në fshatin Klos Katund të Bashkisë Klos është zhdukur krejtësisht. Siç edhe dëshmojnë fotot e siguruara nga Investigative Network Albania, kamerat e monitorimit, panelet diellore e madje edhe kulla prej hekuri nuk ekzistojnë më. Në vend ka mbetur vetëm bazamenti prej betoni, ku ishte vendosur kulla. Ajo do të shërbente për të monitoruar prerjen e paligjshme të pyjeve të Martaneshit

Krejt ndryshe, në fshatin Burgajet të Matit kulla e monitorimit të pyjeve nuk funksionon, por është thuajse e paprekur. Kjo ndoshta për faktin se ndodhet pranë disa banesave dhe ka qenë i vështirë dëmtimi nga të tjerët apo vjedhja e materialeve. Po njësoj, edhe në Fushë Bulqizë kulla e monitorimit, që ndodhet ngjitur me rrugën nacionale, është me të gjitha elementet, por nuk dihet, nëse është në funksion apo jo.

Dy kullat e monitorimit të kontrabandës në pyje, të vendosura pak vite më parë në fshatin Fshat dhe Klos Katund të Bashkisë Klos, të cilat tashmë janë zhdukur, kanë kushtuar 2.6 milionë lekë.

Ndryshimet e shpeshta të inspektorateve, por edhe të vetë mënyrës së administrimit të pyjeve, kanë bërë që këto kulla monitorimi të përfundojnë si mall “pa zot”.

Sektori i Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave pranë Bashkisë Klos thotë se këto pika monitorimi nuk kanë qenë dhe nuk janë asete të bashkisë, ndërkohë që pranojnë se monitorimi i prerjes së pyjeve është një sfidë e madhe, më së shumti për shkak të mungesave të theksuara të mjeteve të transportit.

“Nuk kemi infrastrukturë për kontrollin e territorit, pasi na mungojnë mjetet e transportit. Në shumicën e rasteve kontrollin e territorit e bëjmë me mjetet tona”, – thotë Kapllan Allamani, përgjegjës i sektorit të pyjeve në Bashkinë e Klosit. Sipas tij, zonat më problematike janë ato që kufizohen me Tiranën, Dibrën, Bulqizën dhe Krujën për shkak të largësisë dhe terrenit të vështirë.

Nga ana tjetër, edhe ADZM, Dibër thotë se nuk i ka patur asnjëherë në inventar kamerat e vendosura në territorin e qarkut Dibër. Në një koment për këtë çështje, dhënë për INA MEDIA-n, ky institucion thotë se nuk ka asnjë dijeni për këtë investim dhe se ky sistem nuk ka qenë as në administrim e as në përdorim nga ana e tyre, pasi ishte pjesë e ISHMPUT-së, që kur është ndërtuar.

Nga një vëzhgim i bërë nga INA MEDIA në malin e fshatit Xibër-Murrizë prerja e drurëve të ahut vazhdon. Banorët thonë se kjo është ndikuar edhe nga ndërtimi i bypass-it të Murrizit që është pjesë e Rrugës së Arbrit, rrugë, e cila krijon lehtësi për t’i transportuar drejt Tiranës apo qyteteve të qarkut Dibër.

Bashkia e Klosit pranon se kjo zonë, megjithëse bën pjesë në hartën e zonave të mbrojtura, mbetet më problematikja dhe ka rënë pre e kontrabandës për shkak të punimeve në Rrugën e Arbrit.

“Me hapjen e bypass-it mendojmë se është favorizuar prerja e paligjshme e pemëve në zonën e mbrojtur Linos -Guri i Bardhë-Bizë-Martanesh”, – pranon Kapllan Allamani nga Bashkia e Klosit.

“Sa i përket malit të Murrizit, rruga e vjetër nga Qafa e Murrizit-Qaf Qershi-Kroi i Pajnës-Zgurë-Ura e Karthniqit është zonë e mbrojtur në varësi të ADZM, Dibër, por, edhe pse është në varësi të ADZM-së, inspektorët tanë kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe njoftohen për prerje të paligjshme. Pas kësaj ne vëmë në dijeni ADZM-në”, – përfundon më tej ai.

Ekspertët e pyjeve thonë se ky ishte një investim i kotë, sa kohë që administratat nuk kanë njerëz dhe specialistë për t`i monitoruar pyjet. Sipas tyre, kontrabandistët ua gjetën zgjidhjen edhe kamerave.

“Edhe sikur të kishin funksionuar kamerat, ato veç do të filmonin dhe do të tregonin faktin, që pyjet janë prerë, por nuk kanë ndihmuar aspak për të parandaluar prerjen. Si për çdo gjë tjetër, edhe kamerave ua gjetën “zgjidhjen” kundërvajtësit. Herë i mbulonin, që të mos filmonin, e herë devijonin një copë rrugë për t`iu shmangur atyre. Në fund, mendoj se kanë fituar kundërvajtësit”, – shpjegon Diku.

Investimi prej miliona eurosh, “mall pa zot”

Në fund të vitit 2019, inspektoratet iu nënshtruan një reforme totale dhe ISHMPUT u shkri si institucion. Si pasojë, ky investim prej 1.2 milionë eurosh ngeli pa zot, duke sjellë shkatërrimin e tyre.

Ministria e Mjedisit u kujtua se kishte nën administrim edhe një investim të tillë, vetëm pas kërkesës së dërguar nga Investigative Network Albania. 4 vite pas shkrirjes së inspektoratit qendror, ende sot institucionet nuk janë në gjendje të thonë se çfarë ka ndodhur me këto kulla apo, aq më pak, të kenë një inventar të tyre. Për rezultate as që flitet.

Ministria e Mjedisit justifikohet me faktin se ende nuk ka përfunduar procesi i ristrukturimit të institucioneve të tjera, ku u shpërndanë kompetencat e ISHMPUT-së. Megjithatë, ministria thotë në një përgjigje me shkrim, se ky sistem aktualisht është në proces transferimi pranë Agjencisë së Pyjeve, të krijuar rishtazi.

“Në kuadër të procedurave të ndërmarra për të mbyllur të gjitha detyrimet në rastin e shkrirjes/mbylljes së një institucioni, Sistemi Elektronik i Monitorimit të Pyjeve u transferua përkohësisht pranë MMT-së dhe aktualisht është në proces transferimi pranë Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, institucion në varësi të MMT-së, i krijuar i ri pas shkrirjes së ISHMPUT”, – i tha INA MEDIA-s në fund të muajit maj Ministria e Mjedisit.

Në një përgjigje me shkrim Agjencia Kombëtare e Pyjeve e nxjerr zbuluar Ministrinë e Mjedisit, duke mohuar që t’i ketë kaluar në pronësi, si pasojë nuk ka dijeni se çfarë është bërë me këtë sistem. Vetë Agjencia Kombëtare e Pyjeve u vu në dijeni se do t`i transferohej ky “investim” vetëm pas shkresës së INA MEDIA-s.

“Ky sistem nuk i ka kaluar në përdorim AKP-së. Lidhur me faktin se kush e disponon, është në funksionim apo jo, si dhe për gjendjen fizike dhe teknike të stacioneve të kamerave në territor, duhet të kërkoni informacion në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit”, – thotë Agjencia Kombëtare e Pyjeve.

Mirëpo, AKP sqaron se, Ministria e Mjedisit, në të njëjtën ditë që i ka kthyer përgjigje INA MEDIA-s, i ka adresuar një shkresë edhe Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, me lëndë “Kërkesë për fillimin e procedurës së kalimit kapital pa pagesë të Sistemit Elektronik të Monitorimit të Pyjeve”, protokolluar me nr. 387 prot., datë 25.05.2023.

Pra, siç duket, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit është kujtuar për transferimin e këtij sistemi pranë Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, vetëm pas marrjes së kërkesës për informacion nga Investigative Network Albania të datës 28.04.2023 dhe vetëm një ditë para kthimit të përgjigjes së datës 26.05.2023, pra në datën 25.05.2023, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur procedurën e transferimit të Sistemit Elektronik të Monitorimit të Pyjeve pranë Agjencisë Kombëtare të Pyjeve.

Duke bërë një bilanc të kësaj nisme, që e konsiderojnë politike dhe jo teknike, ekspertët këmbëngulin se ishte një dështim shumëdimensional, që ka sjellë shkatërrimin e fondit pyjor të vendit.

“Kjo është një kosto e jashtëzakonshme, jo vetëm prej lëndës së drurit të prerë, por mbi të gjitha sepse kostot për rigjenerimin e pyjeve të shkatërruara tashmë kanë kaluar në miliarda euro. Prej kësaj nisme duhet të nxjerrim njëherë e mirë mësimet e duhura”, – shpjegon inxhinieri i pyjeve, Abdulla Diku. Po sipas inxhinierit Abdulla Diku, sasia e lëndës drusore, që pritet në një vit në vendin tonë, është shumë më e madhe se ajo që krijohet nga natyra.

“Në Shqipëri priten rreth 2.5 milionë m3 lëndë drusore në vit, ndërsa rritja vjetore e pyjeve është rreth 1.4 milionë m3/vit. Pra, presim rreth 1.1 milionë m3 më shumë nga sa është rritja vjetore, natyrore e pyjeve”, – shpjegon ai.

Si pasojë e prerjes masive të pyjeve, Shqipëria paraqitet sot si vendi me erozionin më të lartë në Europë (12.5 herë më shumë erozion se mesatarja e vendeve të BE-së).

“Aktualisht nuk kemi specialistë pyjesh në terren, që t`i mbulojnë, t`i kontrollojnë e t`i menaxhojnë zonat pyjore, kështu iu është lënë dorë e lirë kundërvajtësve dhe informalitetit të lartë në këtë sektor (rreth 90% e produkteve drunore, që merren nga pylli, nuk paguhen). Ata pak persona, që paguhen në sektorin e pyjeve, nuk kanë asnjë lidhje me punën dhe profesionin përkatës”, – përfundon Diku./ Investigative Network Albania

 

35 Komente

  1. S
    Sovrani

    Ore do mbaj njeri përgjegjësi në AL. Apo paret e popullit!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Pse, kush i pret keto pemet, a nuk eshte vete populli i papergjegjshem?

      Përgjigjjuni
      1. L
        Leshqent myslimon......

        Prandaj jemi ne kete gjendje....ne cdo drejtim..sepse eshte populli i tille.....injorant....pa ndergjegje. ...i pa civilizuar.....thjeshte kafshe te liga orjentale.....pastaj e ka fajin... Evropi...greku...serbi ..turku...hahahahaha...popull b..q...pa piken e esences sociale......keshtu eshte kur ne vend ka me shume ....Xhamia..se Shkolla....vari kkkk atik populli bageti.....

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sefer Daja

          Aron, nje investim i tille per popullin tend te pandergjegjshem se une jam i popullit te ndergjegjshem , nuk mund te shperdorohet ne menyre kriminale, apo kemi lene milionat pas dore se na interesojne miliardat. Papergjegjshmeri totale, ne nje kohe kur qytetaret e moshes se trete skane ti blejne nje cokollate nipit apo mbeses. Kjo sjellje me pasurine e popullit eshte e njejte me ata qe presin pyjet.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilir

            Shtet KARAGJOZ...popull rajà...Berisha shkerdheu opoziten/alternativen.Rama shkerdheu qeverine KARAGJOZE.Qeveria karagjoze shkerdhen Shqiperine...Oh sa mire me qene ...votues i karagjozeve!

            Përgjigjjuni
          2. Z
            Zzzzzzzzzzzzzzz

            Sovran ke shume te drejte ne pyetjen qe ben. Ky sistemi i monitorimit te pyjeve ishte nje abuzim i paster. Nje sistem qe dihej qe kur filloi qe nuk do te punonte as teknikisht as ne menaxhimin e tij edhe sikur te punonte teknikisht. Kane qene me fat qe nuk ka denoncuar njeri ne SPAK kete projekt sepse ka shkelje ligjore te tmerrshme.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Saliu Saliu Saliu

              Sepse kanë përdorur mënyrën përça e sundo. Fajin e ka Saliu ka funksionuar perfekt, Saliu vdekte nesër po ndërkohë po vidhemi çdo ditë e unë jam me keq sot se para 10 vitesh. Sot s'kemi më as infermierë për të bërë një gjilpërë.

              Përgjigjjuni
              1. Çfare na gjeti

                Heje se çfare e ka gjetur Shqiprine me këta horra, hajdute, politikan ose më mire thëne bandit? Otoman-komunistat.

                Përgjigjjuni
              2. L
                Ledina

                Aman zhvishini te gjitha kullat, vetem ministeen seksi Mirela Kumbaro mos e prekni!

                Përgjigjjuni
                1. r
                  rezi

                  Turpi i botes, behen kulla me gjith paisjet perkatese dhe nuk ka njeri ti atministroi, mall pa zot ai qe i shiku keto idjotizma duhet te jete ne burg.

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    berati

                    deshtoi projekti? Aspak. Prrrrojekti funksionoi si duhet. kamerat u vune,partia rrahu gjoksin,populli u kenaq. cunat e partise moren paret dhe u siguruan qe partia te hape nje tjeter tender. perfekt. hajt te na rroje partia.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Flori

                      Hajde filloni kori i zhabave te rilindjes. PO NE KOHEN E BERISHES! QE FALIMENTUAN KOMPANITE. PO NE KOHEN E BERISHES…… YTTTTT RRAC E PERDHUNUAR

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Komunist me Rolex

                        Këta që justifikojnë me çdo kusht jane punëtor administrate që për nje rrotë q*** dhe veten fajin e ka saliu, fajin e kan osmanet që kan ikur ka 120 vjet etj pallavra

                        Përgjigjjuni
                      2. B
                        Beni

                        Shtet kriminel. Hedh paratë poshtë dhe popullin e vet e lë me asistencë dhe pension mjeranë.

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          Ups-i rradhes......

                          KM yne legjendar qe zgjidh problemet e botes, konfliktet e medha dhe se ku do shkoj ekonomia boterore nuk ka dot mundesi te dij se cfare behet ne territorin e vogel dhe pa asnje interes ketu ne sh-qi-peri. KM largpames ja kish len Ben Ah-mutit kete detyre deri dje. Ky na doli hajdut i madh po skemi ci bejm. Sot kete detyre e mbulon MOMA e sh-qi-pris BELA. Kur dhe kjo te dali hajdute dhe te shpallet ne kerkim detyren per hallet e sh-qi-pris do ta mbuloj dashuria e rradhes..... deri sa vet KM legjendari te shkoj te kapi sapunin.

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            altin

                            pasi eshte bere tenderi dhe jane marre leket askujt si plas me se cbehet ,mungese totale respekti per parane publike ,shtet i deshtuar ne cdo aspekt Ne cdo sektor ka abuzime pa perjashtim kudo synohjet te vidhet dicka ,mer shiko gjithe tenderat qe bejne ministrite dhe do shohesh cudira .......edi rama eshte nje nastradin ,erhdi me premtimin qe do bente shtet nderkohe perfundoi njesoj si paraardhesi i tij ..........vend bananesh

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Janaqi vorio epirit dhe heladhes.......kunder shqi

                              Hahahahaha korraket sunite kane vjedhur kamerat e kane bere kullen per skrap....nuk rrine dot ai popull aziatik nga malet e Kaukazit pa...vjedhur...vrare ( per nje fjale goje)..perdhunuar....e baterdisur....eshte lloji i poshter i popullsive turke qe te jene te tille.....kur do vij ajo dite qe do ti veme kufirin ne Shkumbin si ne greket ashtu edhe serbet....kesaj turme cakejsh qe ka zbritur ketyre aneve....500 vjet e fundit....nga Shpellat e Kaukazut ....per te qelbur kete Gadishull...te lashte shekullor....heleno-sllav....jasht Gadishullit...ore hajduter...vrases...bastarde...ore shporruni more vemje mjaft ju kemi duruar 500 vjet....

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Benidorm

                                Ti robqiri mutitna han karin, jo na ven kufirin ke shkumbini.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mbresa

                                  KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

                                  Përgjigjjuni
                                2. r
                                  rrema

                                  O kara shpellar jo cdo gje lidhet me partine.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Saliu

                                    Absolutisht jo, sikur i ve partia ato, ato vihen e vidhen vetë, faji është individual, fajin e ka Saliu etj etj.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. v
                                    vilson

                                    Si ide kjo ishte shum e mire por duhej personel qe te monitoroheshin cdo dite e jo te lihen mall pa zot ne mes te pyllit duke ditur pervojen shqipetare qe shpellaret shkulen shinat e trenit, mbrojteset metalike te rrugeve e deri te shkatrimi i bunkereve vetem per tu mare hekurin pa le pastaj qe nuk lane fabrike apo uzine pa shitur per skrap.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ani

                                      Kush institucion I ka me ngarkim te mbaje pergjegjedi.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. x
                                      xha Kasemi nga Çepani

                                      I shkaterrojne se kujtojne qe jane te komunizmit. Ose, kur u prishen gjithe ato uzina, fabrika e kombinate , kur nuk ngeli tank,top,murtaje anie e nendetese ,kur fluturuan ;per skrap .avion e raketa, ne habitemi se si qenkan shkulur e shitur per skrap dava kater shufra hekuri.... Po lem gje ne kembe ne . Ja zbatojme thenien popullore :" Nuk lem jo du gure bashke,por as dy hekura bashk"

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        KATUNDARI QE MLEDH SKRAP.

                                        Ky popull akoma nuk e paska kuptuar se ka shkuar vete per skrap.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shqiperia per skrap

                                          Ky vend ka ik per skrap qekur Saliu me Azemin shkonte neper Shqiperi dhe benin thirrje per djegieje e shkatrrim.Nje komunist si Saliu dhe nje spiun si Azemi(sipas Saliut)na sillen dhjerokracine dhe shikoni si jetojne familjet e ketyre dy maskarenjve dhe si jeton populli skrapit,po ilir Skrapari sa fitoi nga skrapi

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Eni

                                            Po mire ky Edushi kur for e beje kte vend? Pse ne krye te pyjeve vendos nje partiak pa lidhhe me pyjet...kur ka qindra specialiste pa pune

                                            Përgjigjjuni
                                          2. Z
                                            Zyko

                                            ... ska problem se keni satelitet tani, teknologji me e avancuar...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Eni

                                              Si cdo gje be kte vend...pergjegjesia o. Normal sot drejtori I agjensise se pyjeve nuk ja asnje lidhje me pyjet, eshte partiak dhe pa shkolle....turp...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                Kastriot

                                                Vjedhje ditën për diell! Kryeministri ça bën?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. i
                                                  i. mutaj gangsterri na cepani Boss i LSI

                                                  Rama ishte duke ngren Ngjala me mua ke Restorant Krokodili . Nuk meret KM Rama me kapjen e Hajduteve por Kapsi . Prandaj ju rritem rrogat e ja bem 10 Mij €uro ne Muaj bandes Lalla 3 ,qe t'i zhvillohen instiktet e kapin hajnat . Qellimishte po vjedhin qe te provojne sa i afte eshte Kaspi me ere yyyy damethon spaku

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. Q
                                                  QYTETARET E RINJ TE SHPELLES

                                                  Po qe mall i shtetit dmth i popullit pa tjeter qe shpellaret do ta shesin per skrap kjo eshte e kuptueshme sepse vijne nga shpellat. Nga shpellat vijme ne shpella shkojme .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Q
                                                    QYTETARET E RINJ TE SHPELLES

                                                    Po qe mall i shtetit dmth i popullit pa tjeter qe shpellaret do ta shesin per skrap kjo eshte e kuptueshme sepse vijne nga shpellat. Nga shpellat vijme ne shpella shkojme .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. G
                                                      Gurabardhi

                                                      Një popull barbar, si ky i yni, do shkopin mbi kokë ndrshe, nuk kontrollohet. Por, ku është shkopi? Ramës po i vjedhin njerëzit e vet në zyrat e shtetit. Kemi anarshizëm, si me Berishën por, tani pa Berishën, jo qeverisje të vendit.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. D
                                                        Detari

                                                        nuk behet shtet me mbetje muslomino o skipfolsa

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje