Gjykata e Tiranës zgjat me 3 muaj hetimet për Alda Klosin

3 Gusht 2023, 12:30Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës zgjat me 3 muaj hetimet për Alda Klosin

Gjykata e Tiranës ka shtuar edhe me 3 muaj të tjera afatet e hetimit për Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave e cila akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Avokati i saj Arbër Hoxha thotë në një deklaratë për mediat se ajo po mbahet padrejtësisht në burg pasi sipas tij akuza nuk ka asnjë provë, përveç dëshmisë së sanitares Rozeta Dobi.

Edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga arrestimi, prokuroria nuk na në dorë akoma akt-ekspertimin kontabël mbi të ardhurat e saj.


Lidhur me hetimet që SPAK po kryen për inceneratorët dhe përmendjen disa herë të emrit të Alda Klosit në dosjen "Arben Ahmetaj", sipas avokatit deri tani nuk ka asnjë procedim penal mbi këtë çështje mbi Klosin dhe kjo e fundit nuk është marrë asnjëherë në pyetje për këtë çështje.

“Besohet më shumë një pastruese që është gjetur duke vjedh dhe nuk besohet një drejt e financave. Secili prej nesh mund të deklaronte ca do lloj gjëje që mund të vinte.

Nuk ka ndodhur asgjë me tepër, secili ka mbajtur qëndrimin. Vetëm, 130 mijë euro të deklaruara janë të Klosit, pjesën tjetër ta gjejë prokuroria. Deri më sot nuk ka asnjë provë tjetër”, tha avokati.

Lini një Përgjigje