Nga Shqipëria në Zvicër për të shitur kokainë, burg për dy vëllezërit shqiptarë

3 Gusht 2023, 17:00Kronika TEMA

Nga Shqipëria në Zvicër për të shitur kokainë,

Dy vëllezër shqiptarë janë dënuar me burg nga një gjykatë në Zvicër pasi janë kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Mediet e huaja bëjnë me dije se shqiptarët 40 dhe 40-vjeç, kishin hyrë ilegalisht në territorin e Ticino-s ku edhe kishin nisur të zhvillonin aktivitetin e tyre kriminal.

Ata u kapën me 80 gram kokainë në masën 80% të pastër, që sipas hetuesve do të përzihej dhe do të shërbente për prodhimin e një numri më të madh të dozave.

Një sasi tjetër më e vogël kokaine iu sekuestrua gjatë kontrollit, por ata deklaruan se e kishin për përdorim vetjak.

Gjykata vendosi t'i dënojë me 15 dhe 13 muaj burg respektivisht, si dhe 7 vite dëbim nga Zvicra. Identitetet e tyre nuk bëhen me dije.

Lini një Përgjigje