"Sherri nisi për 2 mijë lekë që Luljeta nuk ia dha", zbardhen të tjera detaje nga vrasja e të resë në Durrës

3 Gusht 2023, 15:27Kronika TEMA

"Sherri nisi për 2 mijë lekë që Luljeta nuk ia

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Luljeta Prezës, 32 vjeçares e cila u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit në Durrës.

Sipas dëshmive që i janë dhënë grupit hetimor, nga 3 vajzat që kanë parë ngjarjen bëjnë me dije se sherri ka qenë për 2 mijë lekë.

Dy autorët e dyshuar ia kanë kërkuar 32 vjeçares për të blerë ushqime por ka refuzuar. Në fillim e kanë goditur me grushte dhe më pas e kanë qëlluar me thikë e kanë ikur, mëson Report Tv.

Tre vajzat mes tyre dhe një 15 vjeçare do të hetohen në gjëndje të lirë për moskallëzim krimi.

Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçarja është konfliktuar me dy autorët për motive të dobëta pasi kishin konsumuar lëndë narkotike kokainë së bashku.

Dy të arrestuarit Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, kanë mohuar akuzat.

1 Komente

  1. Z
    Zezaki

    Ja paskan marre gjynahet te shkretes. Mend e kokes o njerez, ku po shkojme.... !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje