
Zbardhen detaje të reja mbi rastin e 32 vjeçares Luljeta Preza, e cila u gjetë e pajetë dhe e dhunuar poshtë urës së “Dajlanit”.
Autorët e dyshuar që janë arrestuar nga policia, shtetasit Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari, dyshohet se e kanë qëlluar 32-vjeçaren pasi nuk iu dorëzoi lekët e përfituara nga aktiviteti i prostitucionit.
32-vjeçarja kishte pësuar një aksident pasi ishte përplasur nga një makinë dhe paratë e nxjerra nga aktiviteti i prostitucionit, i kishte shpenzuar për të marrë mjekim.
Autorët që dyshohet se ishin tutorët e saj e kanë qëlluar mbrëmjen e të martës, teksa po konsumonin lëndë narkotike të llojit kokainë.
Lini një Përgjigje