Në kërkim prej katër vitesh për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, dy të arrestuar në Sarandë

3 Gusht 2023, 14:30Kronika TEMA

Në kërkim prej katër vitesh për prodhim dhe shitje

Dy persona të shpallur në kërkim prej gati katër vitesh kanë rënë në pranga në Sarandë.


Të arrestuar janë dy shtetasit Julian Guga 45 vjeç, dhe Aleks Mema 51 vjeç, të dy banues në Sarandë. Gjykata e Sarandës ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, vendim i cili është ekzekutuar nga policia e Sarandës.

Njoftimi i policisë:

Ishin në hetim prej gati 4 vitesh, për prodhim dhe shitje në narkotikëve, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me sende të kundërligjshme dhe atyre të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasit në kërkim:


J. G., 45 vjeç dhe A. M., 51 vjeç, të dy banues në Sarandë.


Gjykata e Sarandës ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në vitin 2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lini një Përgjigje