Humbi jetën duke punuar në Durrës, viktima është studenti i dhjetorit 90', deputeti: Na le trishtim të madh!

4 Gusht 2023, 09:17Kronika TEMA
Humbi jetën duke punuar në Durrës, viktima është

52-vjeçari që humbi jetën tragjikisht teksa punonte në qytetin e Durrësit është ish-studenti i dhjetorit 90', Arben Kurmeka.

Aksidenti ndodhi gjatë shkarkimit të një kamioni, kur disa pllaka mermeri u rrëzuan dhe e zunë poshtë duke i shkaktuar vdekjen.

Kurmeka ishte një nga studentët e parë të aktivizuar në Lëvizjen Studentore në dhjetor të vitit 1990-të.

Ai u lind në Tropojë, por prej më shumë se dy dekadash e pati ndërtuar jetën familjare në Durrës. Arbeni u diplomua në fakultetin e agronomisë të Universitetit Bujqësor.

Deputeti Oerd Bylykbashi shkruan në rrjetet sociale:

"Ben, ike e na le trishtim të madh. Mik i mirë, demokrat i paepur, nuk do të harrohet buzëqeshja jote, angazhimi me zemër e pa u kursyer. I paharruar kujtimi e kontributi yt Arben Kurmeka! U prehsh në paqe".

4 Komente

  1. R
    Referendum per arrestimin e koleres sali

    keta te 90tes na u bene si dikur ne kohen e saliut qe ishte sekrekar i ppsh,qe thoshim ka qene partizan dhe komunist i devotshem,keta nuk jane qenie mbinjerzore,vetem lexhenda eshte i tille

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sula

      Po lere mor trap demokratllekun dhe respekto njeriun.

      Përgjigjjuni
      1. E
        ELEKTORATI GRI

        Mbaroi universitetin por pas vitit 1991 punonte ne ngarkim shkarkim ishte demokrat qe kur lindi dhe vdiq si demokrat i devotshem.Oerti do ta ndjeje shume mungesen e tij Ndjese paste ti rrojne demokratet pasardhes.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Studenti Janarit

          O ju dhjefsha studentet e dhjetorit.Po te ishte per keta bajga me Salen ne krye Enveri rronte dhe 1000 vjet,Lepijini karin amerikes ,Gorbacovit e Papa Vojtiles

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje