Dardan Krivaça u dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit! Nëna e të resë: Qen, ishalla dritë nuk sheh

4 Gusht 2023, 12:42Kronika TEMA

Dardan Krivaça u dënua me burg të përjetshëm për

Gjykata në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaça i cili dhunoi deri në vdekje 18-vjeçaren Marigona Osmani.

Mediat e Kosovës shkruajnë se në momentin kur gjykatësi shpalli vendimin për Krivaçën, familjarët e Osmanit mirëpriten vendimin me duartrokitje ndërsa deklaruan “Bravo për këtë qen, i mjerë”.

Nëna e Marigona Osmanit po ashtu duke dalë nga seanca, iu drejtua Krivaqës duke i thënë “Ishalla kurrë dritë nuk sheh, ma ke mbytë vajzën 18 vjeç”.

Për vrasjen e Marigona Osmanit, u dënua edhe Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim.

Lini një Përgjigje